Sulmet kibernetike kanë goditur njëkohësisht disa vende europiane, duke prekur sisteme të rëndësishme dhe duke shkaktuar panik e dëme të konsiderueshme financiare. Në Ukrainë, hakerë të panjohur ndërhynë në aplikacionin celular të emergjencave duke dërguar alarme të rreme për një sulm të mundshëm bërthamor në Kiev, ndërsa në Belgjikë, Suedi dhe Irlandë u shënjestruan sistemet që kontrollojnë frigoriferët në dhjetëra supermarkete.
Në kryeqytetin ukrainas, njoftimet e rreme u shfaqën të dielën në mbrëmje, duke paralajmëruar për rrezatim bërthamor, kërcënime kimike dhe luftime në rrugë.
Një prej mesazheve pretendonte se Ukraina ishte në prag të një sulmi me raketat ruse Oreshnik. Autoritetet e aplikacionit konfirmuan ndërhyrjen nga persona të paautorizuar dhe pezulluan përkohësisht shërbimin, ndërsa u kërkuan qytetarëve të mos hapnin lidhjet e dyshimta.
Deri më tani nuk dihet kush qëndron pas sulmit.
Ndërkohë, në Belgjikë, Luksemburg, Suedi dhe Irlandë, sulmi preku dhjetëra pika të rrjeteve të supermarketeve te ndryshme. Hakerat dyshohet se ndryshuan temperaturat e frigoriferëve dhe ngrirësve, duke shkaktuar prishjen e sasive të mëdha të ushqimeve. Një dyqan në Belgjikë raportoi humbje prej rreth 100 mijë eurosh, ndërsa dëmi në total sipas mediave lokal, arrin në miliona euro. Në Suedi, një prej dyqaneve raportoi se temperatura e ngrirësve ishte vendosur në 50*C
Në të dyja rastet, autoritetet dhe institucionet përkatëse po monitorojnë situatën, por autorët e sulmeve mbeten ende të paidentifikuar.
EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...
Read moreDetails







