Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i ka kërkuar Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) vendosjen e gjobave administrative ndaj 13 partive politike që morën pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.
Në kërkesën zyrtare, të datës 3 tetor 2026, bëhet me dije se pas verifikimit dhe auditimit të raporteve financiare për të ardhurat dhe shpenzimet e fushatës zgjedhore janë evidentuar një sërë shkeljesh të detyrimeve ligjore për raportimin dhe transparencën financiare.
Mes problematikave të konstatuara renditen dorëzimi me vonesë i raporteve financiare, mungesa e deklarimeve nga kandidatët e listave shumëemërore, mosdeklarimi i transaksioneve bankare, si dhe pasaktësi aritmetike e kontabël.
Sipas propozimit të Celibashit, masat administrative ndahen në tre kategori, në varësi të shkeljeve të konstatuara:
Gjobë prej 2 milionë lekësh për mosedorëzim të raportit financiar:
Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare
Partia Aleanca Arbnore Kombëtare
Gjobë prej 500 mijë lekësh:
Partia Bashkimi Liberal Demokrat
Partia Aleanca Demokracia e Re
Partia Aleanca Konservatore për Shqipërinë
Partia Kristian Demokrate
Partia Lëvizja Atdheu
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare
Gjobë prej 100 mijë lekësh:
Partia Balli Kombëtar
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut
Partia Djathtas 1912
Partia Socialdemokrate
Partia Nisma Thurje
Dokumenti i është përcjellë tashmë KAS-it, i cili do të shqyrtojë kërkesën dhe do të marrë vendimin përfundimtar lidhur me sanksionet e propozuara, në përputhje me parashikimet e Kodit Zgjedhor. Mbledhja e Komisionit po zhvillohet gjatë ditës së sotme.







