Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 67-vjeçareje është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Bahçallëkut, në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, pranë Urës së Bahçallëkut, ku një automjet i drejtuar nga një 27-vjeçare ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët metalike të një ndërtese.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën këmbësorja Edmonda Barbullushi, 67 vjeçe, e cila në momentin e aksidentit po ecte në trotuar.
View this post on Instagram
Sipas njoftimit paraprak të Policisë, drejtuesja e automjetit, Bleona Pashuku, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e plota dhe shkaqet e aksidentit.







