Sunday, November 1, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Letra rrëqethëse e Arlinda Zekajt: I kërkoi gjyqtarit ta shpëtonte, por mbrojtja nuk mbërriti kurrë

Pali by Pali
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Letra rrëqethëse e Arlinda Zekajt: I kërkoi gjyqtarit ta shpëtonte, por mbrojtja nuk mbërriti kurrë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një tjetër letër e Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, është bërë publike këtë të diel, një javë pas ngjarjes. Në të, 49-vjeçarja i kërkonte gjyqtarit Migjen Kastrati që ta trajtonte me urgjencë çështjen e saj, të vendoste për urdhrin e mbrojtjes dhe për kujdestarinë e djalit.

Letra, e shkruar më 7 shtator 2026, është publikuar nga Natyra Kuçi. Në të, Arlinda i drejtohej gjyqtarit me një lutje për të mos e vonuar shqyrtimin e çështjes së saj.

“Shkruaj si një grua që tani po ndihem e rrezikuar për jetën e vet, ashtu dhe për jetën e fëmiut që nuk e di ku e kam. Lutem shumë gjejë pak minuta nga koha juaj e ngarkuar, për të caktuar urdhrin mbrojtës dhe caktimin e fëmijës në “kujdestarinë” e në shtëpinë ku kam dhënë gjithçka që kam pas. Për ju është rutinë, për mua është jetë dhe veç Zoti e di pse ty të ka zgjedhë të shpëtosh jetë” shkruante ajo.

Letra është bërë publike në një kohë kur vrasja e Arlinda Zekajt ka ngritur pikëpyetje për mënyrën se si institucionet e drejtësisë dhe të sigurisë i trajtuan denoncimet dhe kërkesat e saj të vazhdueshme për mbrojtje nga dhuna në familje. Pas vrasjes së saj, janë pezulluar nga detyra 13 zyrtarë, mes tyre kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, prokurorja e rastit, Arlinda Nallbani Gacaferi, si dhe 11 zyrtarë policorë.

Inspektorati Policor i Kosovës ka konstatuar se urdhri i mbrojtjes i datës 7 shtator nuk ishte ekzekutuar nga policia, ndërsa urdhri i dytë, i lëshuar më 16 tetor, ishte zbatuar gjashtë ditë me vonesë, më 22 tetor. Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës ka ngritur një komision hetimor për të shqyrtuar lëshimet e dyshuara të institucioneve në trajtimin e rastit.

Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor, pak minuta pasi policia e kishte shoqëruar në banesën ku ajo kërkonte të kthehej në bazë të vendimit gjyqësor. I dyshuar për vrasjen është ish-kunati i saj, Albert Sylaj, ndërsa ish-bashkëshorti, Jeton Sylaj, ishte ndaluar më herët për kanosje. Të dy ndodhen në paraburgim.

Ndërkohë, sot në Prishtinë do të mbahet sot protesta e pestë radhazi për vrasjen e Arlindës. Tubimi është njoftuar të nisë në orën 17:00, nga sheshi “Zahir Pajaziti”, me kërkesën për drejtësi për viktimën dhe përgjegjësi nga institucionet.

Protesta organizohet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, i cili përmes një thirrjeje publike ka akuzuar shtetin se ka dështuar në mbrojtjen e Zekajt dhe se po vazhdon të mos garantojë sigurinë e grave në Kosovë. Ata kërkojnë që institucionet përgjegjëse të japin llogari dhe të ndërmarrin hapa konkretë për të parandaluar raste të ngjashme.

Tags: Arlinda Zekajgjyqtarileterpeje
Previous Post

Bënë shqiponjën me duar, katër gjimnazistë nga Durrësi kalojnë natën në polici në Mal të Zi

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Letra rrëqethëse e Arlinda Zekajt: I kërkoi gjyqtarit ta shpëtonte, por mbrojtja nuk mbërriti kurrë

Letra rrëqethëse e Arlinda Zekajt: I kërkoi gjyqtarit ta shpëtonte, por mbrojtja nuk mbërriti kurrë

November 1, 2026
Bënë shqiponjën me duar, katër gjimnazistë nga Durrësi kalojnë natën në polici në Mal të Zi

Bënë shqiponjën me duar, katër gjimnazistë nga Durrësi kalojnë natën në polici në Mal të Zi

November 1, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al