Italia u trondit të premten nga një grevë e përgjithshme dhe protesta masive në mbi 50 qytete kundër qeverisë së Giorgia Melonit.Nga Milano, Roma e deri në Torino, qytetarët protestuan për shtrenjtimin e jetesës, rrogat e ulëta, krizën në shëndetësi dhe arsim, si dhe rritjen e shpenzimeve për ushtrinë.Greva u thirr nga sindikata antikapitaliste USB, që nxori në rrugë punonjës të shtetit dhe privatit.
Tubimet më të mëdha ishin në Milano, Torino dhe Romë.Skenat ishin të forta: në Torino fermerët hodhën pleh organik në rrugë, në Napoli u dogjën foto të Melonit, ndërsa në Milano u mbajtën pankarta si “Ta rrëzojmë qeverinë Meloni, rebelimi është i drejtë”.Jo të gjithë iu bashkuan grevës. Punonjësit e transportit u tërhoqën pas paralajmërimit për sanksione nga ministri Matteo Salvini. E njëjta kërcënim iu bë edhe taksistëve, por USB u bëri thirrje të mos ndalen.Ministria e Brendshme njoftoi arrestime parandaluese para nisjes së marshimeve.
Përveç incidenteve të vogla, si një kosh plehrash që tentuan ta digjnin në Romë, protestat ishin kryesisht paqësore.Në marshime nuk munguan edhe flamujt palestinezë dhe thirrjet kundër luftës. Në Genoa, punonjësit e portit kërkuan ndalimin e eksportit të armëve italiane për Izraelin, ndërsa në Bolonja studentët protestuan për politikat arsimore.







