Dyshimet për sulmin kibernetik ndaj Binance, ku u vodhën 6.3 miliardë dollarë në kriptomonedha janë përqendruar te Koreja e Veriut. Disa firma analitike dyshojnë se pas sulmit mund të qëndrojnë grupe hakerash të lidhura me regjimin koreano-verior, pasi kanë vërejtur se fondet e vjedhura janë përzier me asete të përfituara nga një tjetër sulm kibernetik, që më herët i ishte atribuar hakerave të Koresë së Veriut.
Ndërkohë, Shërbimi Sekret i SHBA-së deklaroi se po punon pa ndërprerje me partnerët për të identifikuar, ngrirë, gjurmuar dhe rikuperuar fondet e vjedhura. Agjencia amerikane bëri të ditur se synon gjithashtu të identifikojë përgjegjësit për sulmin dhe t’i çojë ata para drejtësisë.
Binance, bursa më e madhe e kriptomonedhave në botë njoftoi se ka arritur të sigurojë rreth 3 miliardë dollarë nga 6.3 miliardë dollarët e vjedhur, ndërsa pjesa tjetër dyshohet se vijon të jetë në duart e hakerave.
Bashkëdrejtori ekzekutiv i Binance, Richard Teng tha se hakerat kishin përdorur një mekanizëm që shkatërronte mjetet dhe gjurmët e lëna gjatë sulmit, duke vështirësuar punën e hetuesve.
Kompania siguroi përdoruesit se asetet e tyre janë të sigurta dhe se do të mbulojë çdo humbje.
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...
Read moreDetails







