Ëndrra për Green Card për vitin 2027 shtyhet sërish. Gjykata e Apelit e Qarkut të Nëntë në SHBA vendosi më 29 tetor të pezullojë urdhrin që detyronte administratën amerikane të rihapte regjistrimet për Lotarinë Amerikane.
Me këtë vendim, administrata Trump fiton kohë ta mbajë të mbyllur programin derisa të shqyrtohet ankimi.
Gjykata nuk e dha fjalën e fundit për çështjen, por tha se studio ligjore që ngriti padinë nuk kishte legjitimitetin e duhur për ta kundërshtuar vendimin e Departamentit të Shtetit.Gjithçka nisi nga padia e studios Red Eagle Law, e cila kërkoi rihapjen e aplikimeve. Fillimisht, më 14 tetor, gjyqtarja federale Jinsook Ohta i dha të drejtë dhe urdhëroi që regjistrimet të shpalleshin deri më 29 tetor dhe të hapeshin më 1 nëntor.Lotaria e Diversitetit ofron çdo vit deri në 55 mijë viza për qytetarët e vendeve me emigracion të ulët drejt SHBA-ve.
Tani për tani, aplikimet për DV-2027 mbeten të mbyllura dhe nuk ka një datë të re se kur mund të rihapen, ndërsa beteja ligjore do të vazhdojë në Apel.






