Drejtori i dorëhequr i Hekurudhave, Ergys Verdho, është paraqitur këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku në dalje ka konfirmuar dorëheqjen nga detyra.
Kjo nuk është hera e parë që Verdho paraqitet në SPAK, pasi ndaj tij ka nisur një hetim penal.
Thirrja e tij në SPAK, vjen menjëherë pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama, të bërë publik pasditen e së enjtes, që të gjithë drejtorët e institucioneve të paraqesin dorëheqjen.








