Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zjarri gjatë protestës së 17 tetorit, Gjykata e Lartë pezullon seancat gjyqësore

Pali by Pali
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Zjarri gjatë protestës së 17 tetorit, Gjykata e Lartë pezullon seancat gjyqësore
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Lartë ka vendosur të shtyjë seancat gjyqësore të planifikuara, me përjashtim të çështjeve urgjente, pas dëmeve të shkaktuara nga zjarri gjatë protestave të 17 tetorit 2026.

Përmes një njoftimi zyrtar, institucioni bën me dije se flakët kanë shkaktuar dëme në infrastrukturën e godinës, si dhe kanë prekur një pjesë të dosjeve gjyqësore. Për këtë arsye, po kryhen verifikime për të përcaktuar shkallën e dëmeve dhe gjendjen e dokumentacionit të prekur.

Shtyrja e seancave do të jetë në fuqi deri në përfundimin e verifikimeve dhe rikrijimin e kushteve të nevojshme për vijimin normal të punës. Gjykata thekson se ka vënë në dispozicion kapacitetet njerëzore për të përballuar situatën dhe për të garantuar vazhdimësinë e proceseve gjyqësore.

Ndërkohë, palët që preken nga shtyrja e seancave do të njoftohen individualisht përmes të dhënave të kontaktit, ndërsa datat e reja do të publikohen edhe në faqen zyrtare dhe kanalet e komunikimit të institucionit.

Në përfundim, Gjykata e Lartë u ka kërkuar qytetarëve mirëkuptim për situatën e krijuar, duke theksuar se prioritet mbetet verifikimi i dokumentacionit të dëmtuar dhe rikthimi sa më shpejt i veprimtarisë gjyqësore në normalitet.

NJOFTIM I PLOTE

Gjykata e larte: Si pasojë e zjarrit të shkaktuar gjatë protestave, në datën 17 tetor 2026, ambientet e Gjykatës së Lartë kanë pësuar dëmtime materiale dhe në infrastrukturë, përfshirë edhe dosje gjyqësore. Kjo situatë e jashtëzakonshme ka ndikuar në kushtet e zhvillimit normal të veprimtarisë gjyqësore, duke bërë të domosdoshme marrjen e masave për vlerësimin e plotë të dëmeve dhe garantimin e integritetit të dokumentacionit gjyqësor.
Në këto rrethana, seancat gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në Gjykatën e Lartë, përveç çështjeve me natyrë urgjente, do të shtyhen deri në përfundim të procesit të verifikimit të dëmeve, evidentimit dhe vlerësimit të gjendjes së dosjeve gjyqësore, si dhe për të rikthyer kushtet e nevojshme për vijimin e rregullt të veprimtarisë së institucionit.
Gjykata e Lartë ka angazhuar të gjitha kapacitetet e saj njerëzore dhe ka ndërmarrë me përgjegjësi e përkushtim të plotë çdo masë të nevojshme për përballimin e kësaj situate të pa precedentë. Prioriteti i Gjykatës mbetet vlerësimi i saktë i dëmeve, identifikimi dhe verifikimi i dokumentacionit gjyqësor të dëmtuar. Subjektet që do të rezultojnë të prekur nga kjo situatë do të njoftohen individualisht nëpërmjet të dhënave të tyre te kontaktit.
Punonjësit e Gjykatës së Lartë janë të vetëdijshëm për rëndësinë që ka vijimësia e proceseve gjyqësore dhe për ndikimin që kjo situatë mund të ketë te palët ndërgjyqëse, përfaqësuesit e tyre ligjorë dhe të gjithë përdoruesit e sistemit të drejtësisë. Për këtë arsye, kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, në përballimin e këtyre rrethanave, të cilat kërkojnë kohën dhe kujdesin e maksimal për të garantuar vijimin e sigurt dhe të rregullt të veprimtarisë gjyqësore.
Gjykata e Lartë mbetet e vendosur dhe thellësisht e përkushtuar në përmbushjen e misionit të saj kushtetues, në garantimin e vijimësisë së drejtësisë dhe në mbrojtjen e të drejtave të palëve, duke vepruarme përgjegjësi dhe transparencë.
Për datat e reja të zhvillimit të seancave gjyqësore, palët dhe përfaqësuesit e tyre ligjorë do të informohen në vijim përmes faqes zyrtare të internetit dhe kanaleve zyrtare të komunikimit të Gjykatës së Lartë.

Tags: gjykata e lartepezullimeprotestaseanca
Previous Post

Protesta në Tiranë, 33 të arrestuar dhe 41 të proceduar penalisht pas tubimit të qytetarëve

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Zjarri gjatë protestës së 17 tetorit, Gjykata e Lartë pezullon seancat gjyqësore

Zjarri gjatë protestës së 17 tetorit, Gjykata e Lartë pezullon seancat gjyqësore

October 20, 2026
Protesta në Tiranë, 33 të arrestuar dhe 41 të proceduar penalisht pas tubimit të qytetarëve

Protesta në Tiranë, 33 të arrestuar dhe 41 të proceduar penalisht pas tubimit të qytetarëve

October 20, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al