Policia e Tiranës ka arrestuar 33 persona, përfshirë 6 të mitur, pas protestës së zhvilluar një ditë më parë në kryeqytet. Ndërkohë, 41 shtetas të tjerë janë vënë nën procedim penal për përfshirjen e tyre në incidentet e regjistruara gjatë tubimit.
Sipas njoftimit të policisë, gjatë protestës janë hedhur gurë dhe sende të forta në drejtim të efektivëve dhe automjeteve policore. Gjithashtu, janë dëmtuar kosha mbeturinash dhe tabela të sinjalistikës rrugore.
Si pasojë e përplasjeve, kanë mbetur të dëmtuar 7 punonjës policie.
Mes 33 personave të arrestuar në flagrancë janë edhe 6 të mitur, të moshave 15 dhe 17 vjeç. Për 41 personat e tjerë, autoritetet kanë nisur procedimet penale, ndërsa hetimet për ngjarjet e ndodhura gjatë protestës vijojnë.
U arrestuan 33 persona, konkretisht: Rr. C., 18 vjeç, L. S., 21 vjeç, D. D., 26 vjeç, E. B., 19 vjeç, E. T., 19 vjeç, E. G., 36 vjeç, A. A., 21 vjeç, A. H., 23 vjeç, O. Xh., 18 vjeç, E. H., 19 vjeç, Dh. H., 20 vjeç, A. R., 19 vjeç, T. T., 29 vjeç, A. L., 19 vjeç, A. B., 18 vjeç, B. T., 42 vjeç, D. L., 21 vjeç, F. M., 22 vjeç, G. B., 20 vjeç, L. M., 19 vjeç, Q. M., 22 vjeç, A. S., 20 vjeç, Y. I., 31 vjeç, F. L., 29 vjeç, K. P., 18 vjeç, M. M., 18 vjeç, A. B., 42 vjeç, dhe 6 të mitur, të moshave 15 dhe 17 vjeç.
Sipas bluve, gjatë 7 ditëve të protestave të dhunshme janë arrestuar 271 shtetas, nga të cilët 51 me precedentë penalë në fushën e vrasjes, plagosjes, armëmbajtjes pa leje, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, prostitucionit, shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, vjedhjes, mashtrimit, falsifikimit të dokumenteve, mbajtjes pa leje të armëve të ftohta, pjesëmarrjes në grumbullime të paligjshme, goditjes/kundërshtimit/mosbindjes ndaj punonjësve të Policisë, si dhe në fushën e mjedisit dhe të qarkullimit rrugor.







