Deputetja Marjana Koçeku ka kërkuar mbledhjen urgjente të Kuvendit për të diskutuar mbi protestën e studentëve dhe kërkesat e tyre. Ajo ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për ftesën për dialog jashtë godinës së Kryeministrisë, duke theksuar se vendi ku duhet të zhvillohet debati institucional dhe t’i kërkohet llogari qeverisë është Parlamenti.
“Jo dialog me studentët! Të mblidhet urgjentisht Kuvendi
Sot e pamë kryeministrin tue nxjerrë karriget jashtë Kryeministrisë për dialog. Ndërkohë, karriget e Parlamentit janë braktisë.S’ka absurditet ma të madh. Institucioni ku duhet me u dëgju fjala e me i kërku llogari qeverisë, i ka ndërpre punimet pikërisht kur vendi ka ma shumë nevojë për të.
Seanca e fundit u anullu. Nuk mundemi me pritë që edhe seanca e radhës të anulohet.
I kërkoj kryetarit të Kuvendit me marrë përgjegjësinë institucionale që i takon dhe me thirrë urgjentisht Parlamentin. Deputetët duhet me qenë në sallë dhe me kërku përgjigje prej qeverisë.
Dialogun ta bajmë aty se studentat janë të qartë në kërkesën e tynë. Nuk mund të bajë kryeministri dialog me studentët. Dialogun ta bajë në kuvend.
Shqiptarët na kanë zgjedhë me i përfaqësu. Në këtë moment, me e lanë Parlamentin bosh don me thanë me iu shmangë detyrës.
Ju kërkoj edhe njiherë Zoti Kryetar, mblidheni parlamentin dhe thirreni kryeministrin të diskutojmë për këtë çështje kaq të rëndësishme.”







