Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar gjatë mesnatës në Ishull-Lezhë.
Sipas të dhënave paraprake, lënda plasëse ka shpërthyer në një magazinë që përdorej për ruajtjen e materialeve shtëpiake. Si pasojë, janë shkaktuar dëme materiale në mbulesën prej llamarine të objektit.
Deri më tani, nuk ka informacion të konfirmuar për persona të lënduar. Ndërkohë, rrethanat dhe shkaqet e shpërthimit mbeten ende të paqarta dhe pritet të sqarohen.







