Gjykata e Durrësit ka caktuar këtë të diel, më 18 tetor, masat e sigurisë për 22 personat e arrestuar gjatë protestave antiqeveritare të zhvilluara në qytet.
Nga vendimi i gjykatës, katër prej të arrestuarve do të qëndrojnë në arrest shtëpie, ndërsa për 18 të tjerët është caktuar masa e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
Personat që janë lënë në arrest shtëpie janë Albert Nasufi, Ronaldo Delia, Must Lleshi dhe Pjetër Pjetri.
Në total, gjatë protestave në Durrës u arrestuan 24 persona, mes të cilëve edhe dy të mitur. Për këta të fundit, shqyrtimi gjyqësor u zhvillua një ditë më parë, më 17 tetor.
Në përfundim të seancës, për njërin prej të miturve gjykata vendosi se arrestimi ishte i paligjshëm, ndërsa për tjetrin caktoi masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
Vendimet e gjykatës vijnë pas arrestimeve të kryera gjatë protestave antiqeveritare në Durrës, ndërsa procedurat ligjore për personat e përfshirë vijojnë sipas vendimeve të marra nga organet kompetente.
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...
Read moreDetails







