Protestat e zhvilluara në Tiranë janë shoqëruar me përplasje dhe incidente të dhunshme, duke shkaktuar dhjetëra të lënduar. Sipas të dhënave të bëra publike, 65 persona kanë marrë ndihmë mjekësore pas protestës së zhvilluar ditën e djeshme.
Mes të lënduarve raportohen 37 efektivë policie, 24 protestues dhe 4 kalimtarë të rastit, mes të cilëve edhe një i mitur.
Ndërkohë, 12 persona vijojnë të jenë të shtruar në Spitalin Universitar të Traumës. Deri më tani, nuk janë bërë publike informacione të tjera lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore.
Bilanci i përgjithshëm i pesë ditëve të protestave ka arritur në 272 persona të lënduar. Nga këta, 169 janë punonjës policie, 82 protestues dhe 21 qytetarë që ndodheshin rastësisht në zonat ku u zhvilluan protestat.








