Protesta në Tiranë vijon prej katër ditësh mes tensioneve dhe përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të policisë. Gjatë tubimit, protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të Kryeministrisë, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës.
Ndërkohë, pak më herët është shënuar një incident i rëndë, ku një protestuese ka mbetur e plagosur rëndë pasi një bombul gazi i ka shpërthyer në kokë. Ngjarja ka ndodhur gjatë zhvillimit të protestës, e cila vijon të jetë e tensionuar.








