Friday, October 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kishin planifikuar vrasje, kush janë tre të rinjtë e arrestuar në Lezhë

Pali by Pali
in AKTUALITET
0
Kishin planifikuar vrasje, kush janë tre të rinjtë e arrestuar në Lezhë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Tre persona janë arrestuar nga Policia në kuadër të operacionit të koduar “Detajet”, pasi dyshohet se kishin planifikuar të kryenin një vrasje në zonën e Lezhës.

Sipas Policisë, dy prej tyre, të armatosur dhe të pajisur me skafandra, lëviznin me një motomjet të vjedhur në Suedi në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë”, ndërsa personi i tretë dyshohet se bashkëpunonte me ta, duke i ndihmuar të largoheshin me automjet pas kryerjes së krimit.
Në pranga ranë Elden Tarja, 25 vjeç, banues në Barbullush, Kristian Ymeri (Shkambi) 34 vjeç, banues në Kamzë, dhe Vinçesk Piroli, 38 vjeç, banues në Kurbin, i cili, sipas Policisë, ka precedentë të shumtë penalë për krime kundër personit, brenda dhe jashtë vendit.
Operacioni u zhvillua nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës, pas marrjes së informacionit për lëvizjet e dyshimta të dy personave me skafandra në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë”.
Pas kontrolleve dhe patrullimeve në zonën e Lezhës dhe në drejtim të Shkodrës, në aksin “Gjadër-Barbullush”, policia ndaloi një automjet tip “Volkswagen”, ku udhëtonin tre të dyshuarit. Sipas hetimeve paraprake, automjeti do të përdorej për largimin e tyre nga zona ku dyshohet se ishte planifikuar vrasja.

NJOFTIMI
Policia e Lezhës ka parandaluar një vrasje të planifikuar, duke arrestuar tre persona në kuadër të operacionit të koduar “Detajet”. Gjatë ndërhyrjes u sekuestruan tri pistoleta me municion, si dhe automjeti dhe motomjeti që dyshohet se u përdorën në këtë rast.

Të arrestuarit janë E. T., 25 vjeç, banues në Barbullush, K. Y. (Sh.), 34 vjeç, banues në Kamzë, dhe V. P., 38 vjeç, banues në Kurbin.

Sipas Policisë, dy prej tyre lëviznin me një motomjet të vjedhur në Suedi, të pajisur me skafandra dhe të armatosur, në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë”. Ndërsa personi i tretë dyshohet se i ndihmonte për t’u larguar nga zona me automjet, pasi kishin planifikuar të kryenin vrasjen.

Tags: atentatilezhe
Previous Post

Berisha me tone të ashpra: Pengjet e Ramës votuan aktin final të shpopullimit

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
AKTUALITET

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

by Redaktor Redaktor
October 6, 2026
0

Një fakt domethënës për cilësinë dhe standardet e produkteve të ofruara nga kompanitë shqiptare të sigurimeve vjen nga SIGAL Insurance...

Read moreDetails
Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

October 1, 2026
Videot intime me Adi Hilën, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk e dija që kishte kamera

Videot intime me Adi Hilën, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk e dija që kishte kamera

October 2, 2026
Publikimi i videove intime të Adi Hilës në rrjet, mbërrin denoncimi i parë në polici

Publikimi i videove intime të Adi Hilës në rrjet, mbërrin denoncimi i parë në polici

October 2, 2026
Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

October 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kishin planifikuar vrasje, kush janë tre të rinjtë e arrestuar në Lezhë

Kishin planifikuar vrasje, kush janë tre të rinjtë e arrestuar në Lezhë

October 9, 2026
Berisha me tone të ashpra: Pengjet e Ramës votuan aktin final të shpopullimit

Berisha me tone të ashpra: Pengjet e Ramës votuan aktin final të shpopullimit

October 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al