Moti i keq ka paralizuar qarkullimin në kryeqytet dhe disa qarqe të vendit gjatë orëve të para të mëngjesit, pas rikthimit të reshjeve të dendura të shiut të shoqëruara me shtrëngata.
Tiranë është zgjuar në kaos trafiku, ku qindra qytetarë kanë mbetur të bllokuar në akse kyçe si Unaza e Madhe, Laprakë, Don Bosko, Ali Dem, Astir dhe Sauk. Ndërkohë, problematika nga moti janë regjistruar edhe në rrethe.
Në Kukës reshjet kanë shkaktuar rënie gurësh dhe inertesh në disa akse rrugore. Qytetarët këshillohen të lëvizin me kujdes, ndërsa në terren ndodhen kompanitë e mirëmbajtjes së rrugës.
Në Durrës disa rrugë patën prezencë të shtuar uji duke vështirësuar qarkullimin. Fatmirësisht sitiata tani paraqitet e qetë dhe lëvizja e automjeteve vijon normalisht.
Në Lezhë reshjet shiut shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona. Grupet e punës ndodhen në terren për rikthimin e energjisë.
SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
Një fakt domethënës për cilësinë dhe standardet e produkteve të ofruara nga kompanitë shqiptare të sigurimeve vjen nga SIGAL Insurance...
Read moreDetails







