Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se ekzekutimi i Nidal Hasan, ish-psikiatër i ushtrisë amerikane mund të transmetohet drejtpërdrejt. Hasani u dënua me vdekje për vrasjen e 13 personave në bazën ushtarake Fort Hood, në Teksas në vitin 2009.
Ekzekutimi është planifikuar ne 3 dhjetor dhe nëse dicka e till realizohet, do të bëhet personi i parë që do të ekzekutohet me pushkatim nga ushtria amerikane që nga viti 1945.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka mbështetur vendimin,duke deklaruar se publiku duhet të kuptojë pasojat e rënda të krimeve të tilla. Sipas Pentagonit, presidenti Donald Trump ka miratuar ekzekutimin.
Hasani u shpall fajtor në vitin 2013 për vrasje me paramendim. Sulmi ndodhi pak javë para se ai të dërgohej në Afganistan.
Ekspertët e ligjit ushtarak e kanë kritiukuar idenë e transmetimit të drejtpërdrejtë te ekzekutimit.
Ekzekutimet e fundit të njohura me skuadër pushkatimi nga ushtria amerikane datojnë në vitin 1945.
SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
Një fakt domethënës për cilësinë dhe standardet e produkteve të ofruara nga kompanitë shqiptare të sigurimeve vjen nga SIGAL Insurance...
Read moreDetails







