Sunday, October 18, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

TIA reagon pas pezullimit të fluturimeve: 5 anulime dhe 15 fluturime me vonesa, ja situata në Rinas

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Aeroporti i Tiranës thyen çdo rekord në korrik, rritet me 28% numri i pasagjerëve
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një problem teknik i përkohshëm në sistemin e monitorimit të trafikut ajror të Albcontrol ka shkaktuar pezullimin e fluturimeve në hapësirën ajrore shqiptare për disa minuta, si masë sigurie.

Sipas njoftimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, problematika është adresuar menjëherë dhe aktualisht po punohet për rikthimin e plotë të operacioneve në normalitet.

Situata ka sjellë vonesa dhe ndryshime në oraret e fluturimeve. Deri tani janë anuluar 5 fluturime, ndërsa një tjetër është riplanifikuar për ditën e nesërme. Po ashtu, 12 fluturime kanë pësuar vonesa në nisje dhe 3 fluturime janë vonuar në mbërritje.

TIA ka shtuar stafin në dispozicion për menaxhimin e situatës në terminal dhe për asistimin e pasagjerëve të prekur nga vonesat apo ndryshimet e orareve.

Aeroporti deklaron se është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse dhe kompanitë ajrore, ndërsa ekipet janë në gatishmëri për të përshpejtuar rikthimin e operacioneve në normalitet.

Pasagjerëve u është kërkuar të kontrollojnë vazhdimisht informacionet e kompanive ajrore për të mësuar statusin më të fundit të fluturimit të tyre.

“Siguria e pasagjerëve mbetet prioriteti kryesor”, thuhet në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTE

Për shkak të një problemi teknik të përkohshëm në sistemin e monitorimit të trafikut ajror nga Albcontrol, fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare u pezulluan për pak minuta si masë sigurie.

Problematika u adresua menjëherë dhe aktualisht po bëhen të gjitha përpjekjet për rikthimin sa më të shpejtë të operacioneve në normalitet.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha autoritetet përkatëse dhe kompanitë ajrore, ndërsa po menaxhon pasagjerët e prekur nga vonesat dhe ndryshimet në oraret e fluturimeve.

TIA ka angazhuar numrin maksimal të stafit në dispozicion për të mbështetur operacionet në terminal dhe për të garantuar menaxhimin sa më të shpejtë të situatës. Ekipet tona janë në gatishmëri të plotë dhe po bëjnë maksimumin për të përshpejtuar rikthimin e operacioneve në normalitet.

Pasagjerët këshillohen të kontrollojnë rregullisht njoftimet dhe komunikimet e kompanive të tyre ajrore për informacionin më të fundit mbi statusin e fluturimit.

Siguria e pasagjerëve mbetet prioriteti kryesor.

Previous Post

Rama zbulon çfarë u diskutua në takimin me socialistët

Next Post

Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Next Post
Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Bruksel/ Komisioni Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri

Bruksel/ Komisioni Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri

October 18, 2026
Protestuesit i vënë flakën, policia kundërpërgjigjet ashpër

Protestuesit i vënë flakën, policia kundërpërgjigjet ashpër

October 18, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al