Sunday, October 18, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dokumenti “Top Secret 2”/ Prokuroria e Kosovës zbulon planin e dyshuar për destabilizimin dhe “islamizimin” e Kosovës

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Dokumenti “Top Secret 2”/ Prokuroria e Kosovës zbulon planin e dyshuar për destabilizimin dhe “islamizimin” e Kosovës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Dokumenti “Top Secret 2”/ Prokuroria e Kosovës zbulon planin e dyshuar për destabilizimin dhe “islamizimin” e Kosovës

 

Prokuroria Speciale e Kosovës ka publikuar një dokument të titulluar “Top Secret 2”, i cili, sipas autoriteteve, është gjetur në telefonin e Fatmir Shehollit, të dyshuar për spiunazh në favor të shërbimit serb BIA.

 

Sipas Prokurorisë, dokumenti përshkruan një strategji afatgjatë që synon islamizimin dhe destabilizimin e Kosovës, dobësimin e mbështetjes së Perëndimit për vendin dhe, në fund, krijimin e kushteve për rikthimin e juridiksionit serb mbi Kosovën.

 

Në dokument përmenden një sërë masash të dyshuara, mes tyre financimi dhe zgjerimi i xhamive, veçanërisht në zona të dukshme dhe në fshatra të mëdha, si dhe zgjerimi i shkollave fetare islame në të gjithë Kosovën, edhe në zonat ku pretendohet se interesi është më i ulët.

 

Strategjia e pretenduar përfshin gjithashtu përdorimin e rrjeteve nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Sanxhaku, si dhe rekrutimin e personave me ndikim në sport, media, muzikë dhe politikë për të përhapur ndikimin fetar.

 

Një tjetër pikë e dokumentit lidhet me komunitetet shqiptare në Perëndim. Sipas Prokurorisë, synimi do të ishte krijimi i përçarjeve mes shqiptarëve që jetojnë në Kosovë dhe diasporës.

 

Në dokument pretendohet gjithashtu se duhet krijuar një atmosferë ku qytetarët të ndihen sikur jetojnë në një “shtet të huaj”, duke nxitur të rinjtë të largohen nga Kosova dhe të tjerë të orientohen drejt Islamit.

 

Sipas përmbajtjes së publikuar, qëllimi final do të ishte që Kosova të perceptohej ndërkombëtarisht si një vend i radikalizuar dhe i destabilizuar, duke dobësuar mbështetjen e fuqive perëndimore.

 

Dokumenti përmend edhe nxitjen e migrimit të shqiptarëve drejt Turqisë përmes liderëve fetarë, mundësive të punësimit dhe kushteve të favorshme për emigrim. Në të pretendohet gjithashtu se “Serbia ka dritën jeshile nga Turqia”.

 

Një nga pasazhet më të forta të dokumentit parashikon se, pas 20 vitesh, “Kosova do të duket si Kandahari”, ndërsa fuqitë perëndimore do të ndryshonin qëndrimin ndaj saj dhe do të vendosnin ta rikthenin Kosovën nën juridiksionin serb.

 

Prokuroria Speciale e Kosovës e ka paraqitur këtë material si pjesë të provave në çështjen ndaj Fatmir Shehollit, i cili akuzohet për spiunazh në favor të BIA-s serbe.

Previous Post

Raporti i AGSH/ 31 raste sulmesh ndaj gazetarëve në 6 muaj, protestat mjedisi më i rrezikshëm

Next Post

60% më shumë kërkesa se një vit më pare! Të rinjtë zgjedhin KPGJT

Next Post
60% më shumë kërkesa se një vit më pare! Të rinjtë zgjedhin KPGJT

60% më shumë kërkesa se një vit më pare! Të rinjtë zgjedhin KPGJT

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Bruksel/ Komisioni Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri

Bruksel/ Komisioni Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri

October 18, 2026
Protestuesit i vënë flakën, policia kundërpërgjigjet ashpër

Protestuesit i vënë flakën, policia kundërpërgjigjet ashpër

October 18, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al