Monday, July 27, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gjykata urdhëroi rikthimin e saj por rektori nuk zbaton vendimin/ Dorina Hoxha vijon jashtë zyrës së dekanes

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Gjykata urdhëroi rikthimin e saj por rektori nuk zbaton vendimin/ Dorina Hoxha vijon jashtë zyrës së dekanes
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Administrative vendosi më 16 korrik rikthimin e menjëhershëm në detyrë të dekanes së Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, Prof. Dr. Dorina Hoxha.

Vendimi i gjykatës rrëzoi pezullimin e saj nga detyra, të firmosur nga rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, duke e konsideruar atë të paligjshëm.

Por, pavarësisht vendimit gjyqësor, Dorina Hoxha ende nuk është rikthyer në zyrën e saj, pasi rektori nuk ka ndërmarrë veprimet për zbatimin e vendimit.

Fillimisht, rektori Artan Hoxha pretendoi se nuk mund të anulonte urdhrin e pezullimit pa pasur në dispozicion vendimin e plotë dhe të arsyetuar të gjykatës, duke iu referuar vetëm dispozitivit.

Vendimi i arsyetuar i Gjykatës Administrative mbërriti në Universitetin e Tiranës më 24 korrik.

Në të përcaktohet se rikthimi në detyrë duhet të bëhet me “ekzekutim të përkohshëm”, çka do të thotë se vendimi ka fuqi të menjëhershme dhe nuk mund të shtyhet.

Megjithatë, edhe pas marrjes së vendimit të plotë, deri më 27 korrik, rektori i Universitetit të Tiranës vijon të mos ndërmarrë asnjë hap për rikthimin e dekanes në funksion.

Sipas vendimit, universiteti duhet t’i komunikonte Skënder Kaçupit revokimin e komandimit të tij në detyrën e dekanit dhe rikthimin e kompetencave te Prof. Dr. Dorina Hoxha.

Si nisi konflikti?

Përplasja mes rektorit dhe dekanes nisi më 20 maj, kur Artan Hoxha vendosi pezullimin e Dorina Hoxhës nga detyra.

Arsyetimi i rektorit ishte se kandidimi i saj për anëtare të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e pedagogëve krijonte konflikt interesi, pasi Fakulteti i Drejtësisë ka rol në përzgjedhjen e kandidaturave.

Por sipas argumenteve të paraqitura në procesin gjyqësor, ligji nuk parashikon pezullimin e dekanit nga të gjitha kompetencat në një rast të tillë.

Ligji për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë përcakton se, gjatë procedurës së përzgjedhjes së kandidatëve për KLGJ, anëtari i dekanatit që kandidon nuk merr pjesë në mbledhje dhe nuk voton.

Në rastin kur kandidon vetë dekani, detyrat e tij gjatë kësaj procedure kryhen nga një prej zëvendësdekanëve.

Edhe një udhëzim i firmosur nga vetë rektori Artan Hoxha parashikon se zëvendësdekanët mund të marrin kompetenca vetëm për këtë procedurë dhe jo përmes një pezullimi të plotë nga detyra.

Previous Post

VIDEO/ Momenti kur Shehaj merr marrëveshjen me SHBA-në, sekretarja rrëzohet në shkallë

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu
AKTUALITET

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

by Redaktor Redaktor
July 21, 2026
0

Një aksident i rëndë është regjistruar pak ditë më parë në autostradën pranë zonës së Astirit në Tiranë, ku dyshohet...

Read moreDetails
Pengmarrja e Nertil Buzit në Londër/ Grupi i vlonjatëve i hoqën thonjtë me pinca, si u lirua dhe pse u rrëzuan akuzat

Pengmarrja e Nertil Buzit në Londër/ Grupi i vlonjatëve i hoqën thonjtë me pinca, si u lirua dhe pse u rrëzuan akuzat

July 26, 2026
Policia e Tiranës drejt zbardhjes së vrasjes në Bërxullë! I arrestuari lidhje me ekzekutimin e Mond Sulës?

Policia e Tiranës drejt zbardhjes së vrasjes në Bërxullë! I arrestuari lidhje me ekzekutimin e Mond Sulës?

July 24, 2026
Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Gjykata urdhëroi rikthimin e saj por rektori nuk zbaton vendimin/ Dorina Hoxha vijon jashtë zyrës së dekanes

Gjykata urdhëroi rikthimin e saj por rektori nuk zbaton vendimin/ Dorina Hoxha vijon jashtë zyrës së dekanes

July 27, 2026
VIDEO/ Momenti kur Shehaj merr marrëveshjen me SHBA-në, sekretarja rrëzohet në shkallë

VIDEO/ Momenti kur Shehaj merr marrëveshjen me SHBA-në, sekretarja rrëzohet në shkallë

July 27, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al