Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Britania ngre alarmin: Shqiptarët po drejtojnë bandat nga qelitë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Britania ngre alarmin: Shqiptarët po drejtojnë bandat nga qelitë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Të burgosurit shqiptarë në Angli dhe Uells kanë kryer më shumë se 157 mijë telefonata gjatë gjashtë muajve të fundit, një shifër që ka ngritur dyshime se një pjesë e tyre mund të vazhdojnë të drejtojnë aktivitetet kriminale edhe nga burgu. Kështu shkruan The Telegraph, duke iu referuar të dhënave të Ministrisë britanike të Drejtësisë.

Sipas statistikave zyrtare, 1,200 të burgosur shqiptarë kanë kryer gjithsej 157,962 telefonata, ose rreth 900 telefonata në ditë, më shumë se dyfishi i çdo kombësie tjetër të huaj në burgjet e Anglisë dhe Uellsit.

Shqiptarët përbëjnë grupin më të madh të shtetasve të huaj në burgjet britanike, të ndjekur nga polakët dhe rumunët. Sipas të dhënave të shërbimit penitenciar, shqiptarët kanë kryer rreth katër herë më shumë telefonata se polakët dhe rumunët, të cilët regjistruan respektivisht 37,691 dhe 37,307 telefonata gjatë së njëjtës periudhë.

Profesori Ian Acheson, ish-drejtor burgu dhe ish-këshilltar i qeverisë britanike për ekstremizmin në burgje, e cilësoi këtë numër telefonatash si “jashtëzakonisht disproporcional”.

Ai deklaroi se grupet kriminale shqiptare dominojnë shpërndarjen e drogës brenda burgjeve dhe se nuk do të ishte befasuese nëse disa prej tyre do të përdornin telefonat për të koordinuar aktivitetet kriminale jashtë mureve të burgut.

Raporti rikujton edhe deklaratat e ish-ministrit britanik të Drejtësisë, David Lammy, i cili kishte paralajmëruar se drejtuesit e bandave po menaxhojnë gjithnjë e më shumë organizatat e tyre kriminale nga burgu. Sipas tij, grupet kriminale përdorin edhe dronë të sofistikuar për të futur drogë dhe armë në institucionet penitenciare, duke shmangur masat tradicionale të sigurisë.

The Telegraph shkruan se shumica e shtetasve shqiptarë janë dënuar për vepra penale që lidhen me drogën ose vjedhjet. Duke iu referuar Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA), gazeta thekson se grupet kriminale shqiptare kanë marrë një rol dominues në kultivimin e kanabisit në Britani, duke zëvendësuar vietnamezët si furnizuesit kryesorë vendas të kësaj droge.

Sipas NCA-së, grupet shqiptare, të cilat më parë ishin të përqendruara te trafiku i kokainës, janë orientuar drejt kultivimit të kanabisit për shkak të fitimeve të larta dhe rrezikut më të ulët. Në artikull thuhet gjithashtu se rritja e numrit të emigrantëve shqiptarë që kaluan Kanalin Anglez në vitin 2022 ka krijuar një burim të gatshëm punëtorësh të paligjshëm për kultivimin e kanabisit në ambiente të përshtatura.

Previous Post

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

Next Post

Protesta para Parlamentit, “Al Jazeera”: Qytetarët qëlluan me vezë makinat e ligjvënësve

Next Post
Protesta para Parlamentit, “Al Jazeera”: Qytetarët qëlluan me vezë makinat e ligjvënësve

Protesta para Parlamentit, “Al Jazeera”: Qytetarët qëlluan me vezë makinat e ligjvënësve

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

October 19, 2026
UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al