Sunday, October 18, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gjithë ditën në telefon, por aftësitë digjitale të të rinjve shqiptarë ndër më të ulëtat në Europë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Gjithë ditën në telefon, por aftësitë digjitale të të rinjve shqiptarë ndër më të ulëtat në Europë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Digjitalizimi i administratës, zgjerimi i tregtisë elektronike dhe rritja e kërkesës për profesione të lidhura me teknologjinë po e bëjnë zotërimin e aftësive digjitale gjithnjë e më të domosdoshëm për hyrjen në tregun e punës.

Përdorimi i gjerë i telefonave inteligjentë dhe rrjeteve sociale nuk përkthehet domosdoshmërisht në zotërim të plotë të aftësive që kërkohen në arsim, punësim dhe në përdorimin e shërbimeve publike online, të paktën për të rinjtë shqiptarë.

Këta të fundit mbeten ndër më pak të përgatiturit në Europë në këtë drejtim, teksa duket se e përdorin teknologjinë më shumë për të kaluar kohën në rrjete sociale.

Vetëm 61.2% e të rinjve shqiptarë të moshës 16-24 vjeç zotëronin të paktën aftësi bazë digjitale, sipas të dhënave të fundit të disponueshme për Shqipërinë, sipas të dhënave të publikuara sot nga Eurostat. Ky nivel e rendit vendin ndër ekonomitë me rezultatet më të dobëta në Europë dhe dukshëm nën mesataren e Bashkimit Europian, prej rreth 75%.

Në rajon, Shqipëria lë pas vetëm Maqedoninë e Veriut, ku vetëm 44.5% e të rinjve kishin aftësi digjitale të paktën bazë. Mali i Zi paraqitet pak më mirë se Shqipëria, me 62.4%, ndërsa Bosnjë-Hercegovina arrin në 70.8%.

Rezultatet janë dukshëm më të larta në Serbi, ku 77.1% e të rinjve zotërojnë aftësi bazë digjitale. Serbia jo vetëm kryeson Ballkanin Perëndimor, por paraqitet edhe mbi mesataren e Bashkimit Europian.

Të dhënat për Shqipërinë dhe vendet e rajonit në grafik i referohen vitit 2024, ndërsa shifrat më të fundit të Eurostat për vendet e Bashkimit Europian janë për vitin 2025.

Si maten aftësitë digjitale

Treguesi i aftësive digjitale është një indeks i përbërë, që mat veprimtaritë konkrete të kryera nga individët gjatë përdorimit të internetit dhe programeve kompjuterike.

Matja, sipas metodologjisë së Eurostat, përfshin pesë fusha kryesore: gjetjen dhe përpunimin e informacionit dhe të të dhënave; komunikimin dhe bashkëpunimin në internet; krijimin e përmbajtjes digjitale; sigurinë në mjedisin online; si dhe zgjidhjen e problemeve teknologjike.

Një person konsiderohet se ka të paktën aftësi bazë digjitale kur ka kryer të paktën një aktivitet në secilën prej këtyre pesë fushave. Eurostat supozon se kryerja e një aktiviteti të caktuar tregon se individi zotëron aftësinë përkatëse.

Këto aftësi mund të përfshijnë, ndër të tjera, kërkimin dhe vlerësimin e informacionit online, dërgimin e mesazheve apo pjesëmarrjen në rrjete sociale, krijimin dhe përpunimin e dokumenteve, mbrojtjen e të dhënave personale dhe instalimin ose përdorimin e aplikacioneve.

Tre në katër të rinj në BE kanë aftësi bazë digjitale

Në vitin 2025, rreth 74.6% e të rinjve të moshës 16-24 vjeç në Bashkimin Europian kishin të paktën aftësi bazë digjitale. Në krahasim me këtë mesatare, Shqipëria paraqitet rreth 13 pikë përqindje më poshtë.

Danimarka regjistroi nivelin më të lartë në BE, ku 92.1% e të rinjve zotëronin aftësi bazë digjitale. Ajo ndiqej nga Çekia me 91.7% dhe Malta me 91.5%.

Rezultate të larta u shënuan edhe në Finlandë, me 89.9%, Kroaci me 89.1%, Holandë me 88.5% dhe Irlandë me 85.5%.

Në fund të renditjes së vendeve anëtare të BE-së ishin Rumania dhe Bullgaria. Vetëm 53.3% e të rinjve rumunë dhe 52.8% e të rinjve bullgarë kishin të paktën aftësi bazë digjitale. Këto ishin të vetmet dy vende të Bashkimit Europian ku treguesi mbeti nën nivelin 60%.

Të rejat europiane kanë më shumë aftësi digjitale

Të dhënat e Eurostat tregojnë gjithashtu se vajzat dhe gratë e reja në BE paraqiten më mirë se bashkëmoshatarët meshkuj. Në vitin 2025, 75.9% e grave të reja të moshës 16-24 vjeç kishin të paktën aftësi bazë digjitale, kundrejt 73.3% të burrave të rinj.

Ky model u vu re në 22 nga 27 vendet e Bashkimit Europian. Diferenca më e madhe në favor të grave të reja u regjistrua në Qipro, me 18.8 pikë përqindje, e ndjekur nga Sllovenia me 11.6 pikë dhe Austria me 9.1 pikë përqindje.

Vetëm në pesë vende të BE-së të rinjtë meshkuj paraqitën rezultate më të larta. Diferencat më të mëdha në favor të tyre u regjistruan në Maltë dhe Rumani./ Monitor

Previous Post

Auditorët e BE ‘nxijnë’ Shqipërinë: Projektet e transportit, të ngadalta dhe të pambikëqyrura

Next Post

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Next Post
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Protestuesit i vënë flakën, policia kundërpërgjigjet ashpër

Protestuesit i vënë flakën, policia kundërpërgjigjet ashpër

October 18, 2026
Tensione edhe te Zogu i Zi, policia ndjek protestuesit dhe të rinjtë u vënë flakën koshave të mbeturinave

Tensione edhe te Zogu i Zi, policia ndjek protestuesit dhe të rinjtë u vënë flakën koshave të mbeturinave

October 18, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al