Friday, October 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Sport

SHBA mposht Bosnjën edhe me 10 lojtarë, sfidë me Belgjikën në 1/16-at e Botërorit

Editor by Editor
in Sport
0
SHBA mposht Bosnjën edhe me 10 lojtarë, sfidë me Belgjikën në 1/16-at e Botërorit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shtetet e Bashkuara janë kualifikuar në 16 skuadrat më të mira të Kupës së Botës 2026, pasi mposhtën 2-0 Bosnje dhe Hercegovinën në një ndeshje të dominuar nga polemikat për kartonin e kuq të Folarin Balogun.

Skuadra e Mauricio Pochettino-s kaloi në avantazh në fundin e pjesës së parë, kur Balogun shfrytëzoi një top të mbetur në zonë dhe dërgoi topin në rrjetë, pasi një gol i mëparshëm i tij ishte anuluar për pozicion jashtë loje.

Bosnja provoi të reagonte në pjesën e dytë, ndërsa humbi edhe Edin Džeko-n për shkak të një dëmtimi.

Momenti vendimtar erdhi në minutën e 64-t, kur Balogun u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes ndaj Tarik Muharemović. Vendimi u mor pas ndërhyrjes së VAR-it dhe shkaktoi protesta të forta nga lojtarët amerikanë, stafi teknik dhe trajneri Mauricio Pochettino, të cilët e konsideruan të tepruar përplasjen mes dy futbollistëve.

Me një lojtar më shumë, Bosnja shtoi presionin në kërkim të barazimit, por nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës përballë mbrojtjes amerikane.

Në minutat e fundit, SHBA vulosi kualifikimin. Sergiño Dest fitoi një goditje dënimi pranë zonës dhe Malik Tillman realizoi një supergol me një goditje perfekte mbi murin mbrojtës, duke mposhtur portierin boshnjak për rezultatin përfundimtar 2-0.

“Duhej të luftonim deri në fund. Kartoni i kuq nuk ishte pjesë e planit, por kjo tregon karakterin e kësaj skuadre”, deklaroi pas ndeshjes Christian Pulisic.

Trajneri Mauricio Pochettino vlerësoi shpirtin e ekipit.

“Jam krenar për të gjithë lojtarët. Ata treguan karakter dhe sakrificë në një moment shumë të vështirë të ndeshjes”, tha tekniku argjentinas.

Falë këtij suksesi, Shtetet e Bashkuara sigurojnë një vend në fazën e 1/8-ave, ku do të përballen me Belgjikën, në një duel që rikthen kujtimet e eliminimit të amerikanëve nga “Djajtë e Kuq” në Kupën e Botës 2014.

Previous Post

“Magji” e Harry Kane ndaj Kongos, Anglia kualifikohet në 1/8-at e Botërorit

Next Post

“Mallkimi” i minutës së 86-të, magjia “u del prej hundësh” kombëtareve afrikane

Next Post
“Mallkimi” i minutës së 86-të, magjia “u del prej hundësh” kombëtareve afrikane

“Mallkimi” i minutës së 86-të, magjia “u del prej hundësh” kombëtareve afrikane

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
AKTUALITET

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

by Redaktor Redaktor
October 6, 2026
0

Një fakt domethënës për cilësinë dhe standardet e produkteve të ofruara nga kompanitë shqiptare të sigurimeve vjen nga SIGAL Insurance...

Read moreDetails
Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

October 1, 2026
Videot intime me Adi Hilën, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk e dija që kishte kamera

Videot intime me Adi Hilën, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk e dija që kishte kamera

October 2, 2026
Publikimi i videove intime të Adi Hilës në rrjet, mbërrin denoncimi i parë në polici

Publikimi i videove intime të Adi Hilës në rrjet, mbërrin denoncimi i parë në polici

October 2, 2026
Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

October 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Sa ndikon pamja në një lidhje? Studimet zbulojnë çfarë ndodh kur njëri partner është dukshëm më tërheqës se tjetri

Sa ndikon pamja në një lidhje? Studimet zbulojnë çfarë ndodh kur njëri partner është dukshëm më tërheqës se tjetri

October 8, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i FIBA në Tiranë, takim me Presidentin e FSHB Avni Ponari

Sekretari i Përgjithshëm i FIBA në Tiranë, takim me Presidentin e FSHB Avni Ponari

October 8, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al