Sunday, June 28, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Plazhi publik me pagesë që ngre pyetjen këta janë socialistë apo specialistë?!

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Plazhi publik me pagesë që ngre pyetjen këta janë socialistë apo specialistë?!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Irena Beqiraj 

Ndërsa shëtit në shëtitoren bregdetare rreth 7 km të gjatë në Nicë të Francës, është lehtësisht e dallueshme se vija bregdetare është e mbushur me plazhe publike shumë të pastra, pa pagesë, ku tek-tuk syri të zë ndonjë plazh privat.

Asnjë pagesë për të vendosur një çadër, një karrige apo peshqirët. Kjo për arsyen e thjeshtë dhe gjerësisht të pranuar se plazhet janë burime natyrore publike dhe, si të tilla, duhet të mbeten të lira nga tarifat e detyrueshme të hyrjes, për të ruajtur të drejtën themelore të njeriut mbi natyrën dhe për të garantuar akses të barabartë social.

Në Shqipëri, qeveria, nëpërmjet ministrit Gonxhe, na ka prezantuar një risi: plazhe publike me pagesë, të menaxhuara nga bashkitë. Tarifat për këto plazhe publike, që ofrojnë çadër, krevat plazhi dhe ndonjë rrjedhë uji për të shpëlarë këmbët, do të variojnë nga 700 deri në 1 000 lekë.

E pra, në emër të bumit turistik cilësor, nëna ime pensioniste, së cilës qeveria, e shkundur në themel nga protestat, nuk priti Tetorin si çdo vit, por ia indeksoi pensionin që në Korrik, me një shtesë prej më pak se 700 lekësh, nuk mund të shkojë as një ditë në plazhin e Bashkisë së Vlorës. Të gjorët pensionistë! Në emër të zhvillimit, edhe këtë verë do të duhet të bëjnë plazh pranë derdhjes së kanaleve të ujërave të zeza, sepse vetëm aty sipërmarrësit privatë dhe bashkia “sipërmarrëse” do të lënë ndonjë rrip plazhi pa pagesë për publikun.

Ndërsa vëllai im, që është më i ri në moshë, ka edhe një mundësi tjetër. Megjithëse është vlonjat prej disa brezash, siç u takon atyre që nuk janë “të zotët” të marrin investime strategjike ose plazhe me qira dhe që, në zhargonin socialist, quhen “nga mali”, ai mund ta vendosë çadrën në Kaninë dhe të zbresë me vrap poshtë në det vetëm për t’u larë.

Kujt i shërben turizmi cilësor, kur 5.8 km² tokë publike në bregdet qeveria ua ka falur pa pagesë 32 investitorëve strategjikë për të ndërtuar dhe shitur vila? Kush përfiton nga bumi turistik, kur qindra mijëra metra katrorë plazh u janë vënë në dispozicion investitorëve strategjikë apo një grushti patronazhistësh për përdorim afatgjatë, ndërsa publiku, për të aksesuar pronën publike, duhet të paguajë?

Edhe pjesa më aluçinante është argumentimi ekonomik i qeverisë, i cili duhet ta ketë kthyer përmbys në varr edhe Adam Smith-in: “Plazhi publik me pagesë do t’u bëjë konkurrencë të drejtpërdrejtë plazheve private.”

Tregu i plazheve private është, në thelb, një treg i krijuar nga qeveria. Ato ekzistojnë vetëm sepse qeveria ka vendosur t’u japë privatëve në përdorim vijën bregdetare, çdo centimetër i së cilës është pronë e publikut. Në vend që të kufizojë përdorimin e pronës publike për qëllime private përfitimi sepse është një transferim vlere pa krijuar asgjë të re për publikun, qeveria vendos tarifa në pjesën e mbetur për publikun për të “rritur konkurrencën”. Kjo është kundërintuitive: kufizon aksesin publik, krijon pabarazi dhe favorizon ata që kanë mundësi të paguajnë, duke përjashtuar familjet me të ardhura më të ulëta dhe vendasit nga mjedisi i tyre natyror.

A ka ndonjë socialist që nuk e ka mësuar ekonominë në Institutin e Lartë të Arteve, që të ma shpjegojë logjikën ekonomike se pse një grusht privatësh mund të përdorin a përvetsojnë pronën publike pa pagesë, ndërsa vetë publiku duhet ta aksesojë atë me pagesë? A gjendet kund ndonjë progresist që të më shpjegojë sesi, në emër të “turizmit cilësor”, kemi varrosur njëherë e mirë axhendën progresive socialiste, e cila ka në themel mirëqenien dhe interesat e banorit lokal?

Ende kam shpresë se ekziston ndonjë i padukshëm. Sepse këta që janë vërdallë dhe recitojnë ëndrrat e integrimit në Bashkimin Europian nuk janë socialistë; këta janë specialistë.

Previous Post

Ndodhej në të njëjtën qeli me të birin, ndërron jetë 62-vjeçari i burgosur

Skandal në Bulqizë, dy vëllezër në “garë” për 325 MLN lekë/ Festime Mjeshtri vjedh asfaltin e Shupenzës, ia jep Bujar Muratit, të arrestuarit për korrupsion
AKTUALITET

Skandal në Bulqizë, dy vëllezër në “garë” për 325 MLN lekë/ Festime Mjeshtri vjedh asfaltin e Shupenzës, ia jep Bujar Muratit, të arrestuarit për korrupsion

by Redaktor Redaktor
June 21, 2026
0

Vjedhje të parave të bashkisë Bulqizë, inaugurime, mashtrime për vota dhe kështu vazhdon ta përdor me “mjeshtri” pushtetin Festime Mjeshtri....

Read moreDetails
Zbulohet vajza bjonde në burgun e Peqinit. Hetime për rastin, dyshime se takoi 2 të dënuar

Zbulohet vajza bjonde në burgun e Peqinit. Hetime për rastin, dyshime se takoi 2 të dënuar

June 22, 2026
Standardi i ri i Policisë së Shtetit, tallje me “Bet 500” me mediat dhe ligjin si edhe disa pyetje publike për Skënder Hitën

Standardi i ri i Policisë së Shtetit, tallje me “Bet 500” me mediat dhe ligjin si edhe disa pyetje publike për Skënder Hitën

June 27, 2026
DOSJA e grupi të Call-Centerave tek ‘Delijorgji’/ Zbulohen kodet e fshehta mes operatorëve

DOSJA e grupi të Call-Centerave tek ‘Delijorgji’/ Zbulohen kodet e fshehta mes operatorëve

June 24, 2026
Evazioni me kostum ligjor, në kufi të paligjshmërisë

Evazioni me kostum ligjor, në kufi të paligjshmërisë

June 26, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Plazhi publik me pagesë që ngre pyetjen këta janë socialistë apo specialistë?!

Plazhi publik me pagesë që ngre pyetjen këta janë socialistë apo specialistë?!

June 28, 2026
Ndodhej në të njëjtën qeli me të birin, ndërron jetë 62-vjeçari i burgosur

Ndodhej në të njëjtën qeli me të birin, ndërron jetë 62-vjeçari i burgosur

June 28, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al