Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pëllumb Gjoka flet për akuzat në dosjen “Metamorfoza”: Më kanë bërë gjyq publik, s’kam lidhje me vrasjen e Gjin Ndojit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Pëllumb Gjoka flet për akuzat në dosjen “Metamorfoza”: Më kanë bërë gjyq publik, s’kam lidhje me vrasjen e Gjin Ndojit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në seancën gjyqësore të zhvilluar sot në kuadër të dosjes “Metamorfoza”, një nga më të bujshmet e hetuara nga komunikimet në aplikacionin e enkriptuar Sky ECC, ka dëshmuar për herë të parë në gjykatë i pandehuri Pëllumb Gjoka, një nga shtatë të akuzuarit e kësaj çështjeje.

Sipas dëshmisë, Gjoka ka mohuar kategorikisht përfshirjen e tij në vrasjen e Gjin Ndojit, duke deklaruar se ndaj tij janë ngritur akuza të pabazuara.

“Siç e dini, akuzohem për vrasjen e Gjin Ndojit… Kushdo që ka folur qoftë edhe një herë për vrasje, ka bërë një veprim kriminal. Por më kriminale është ngritja e kësaj akuze ndaj meje,” është shprehur ai në sallën e gjyqit.

Gjoka ka theksuar gjithashtu se ndjehet i “dënuar de facto” për shkak të, sipas tij, një gjyqi publik që është zhvilluar në media dhe opinionin publik, përpara se të jepet vendimi i gjykatës.

“Gjyqet publike nuk janë për të zbardhur të vërtetën, por për të ushtruar presion mbi gjyqtarët,” ka shtuar ai, duke pretenduar se çështja është ndikuar nga interesa dhe shkëmbime favoresh.

Gjoka ka thënë se prej tre vitesh ndodhet në paraburgim dhe se ende nuk e kupton plotësisht arsyen e akuzave ndaj tij.

Tags: Pëllumb Gjoka
Previous Post

Efektivi i plagosur në Korçë mbërrin te Trauma, ka marrë plagë në nofull dhe qafë

Next Post

Video/ Pamje nga vendi i ngjarjes ku u vra polici në Maliq

Next Post
Video/ Pamje nga vendi i ngjarjes ku u vra polici në Maliq

Video/ Pamje nga vendi i ngjarjes ku u vra polici në Maliq

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, banori shpëton turisten 10-vjeçare

Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, banori shpëton turisten 10-vjeçare

July 20, 2026
DETAJE nga të shtënat me armë në Elbasan/ Sherr mes adoleshentëve, 3 të plagosur

DETAJE nga të shtënat me armë në Elbasan/ Sherr mes adoleshentëve, 3 të plagosur

July 20, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al