Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Si e paralajmëroi Maska.al një vit më parë skandalin me UBA Bank: Ankesa për mungesë sigurie

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Si e paralajmëroi Maska.al një vit më parë skandalin me UBA Bank: Ankesa për mungesë sigurie
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një vit përpara se të shpërthente debati publik mbi sigurinë e transaksioneve bankare, Maska.al publikoi një denoncim që ngrinte pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si UBA Bank menaxhonte pagesat online dhe mbrojtjen e klientëve të saj.

Në postimin e publikuar atëherë, një klient i bankës denonconte mungesën e mekanizmave bazë të sigurisë gjatë përdorimit të kartës bankare për blerje online. Sipas tij, edhe për pagesa me vlera të konsiderueshme, banka nuk kërkonte asnjë konfirmim shtesë përmes SMS-ve, kodeve të verifikimit apo aplikacioneve të autentikimit, praktika këto të përdorura gjerësisht nga institucionet financiare për të garantuar sigurinë e klientëve.

Rasti që ngriti më shumë shqetësim lidhej me një pagesë prej 100 eurosh në platformën E-Dreams, e cila sipas klientit ishte kryer pa asnjë njoftim apo autorizim paraprak nga banka. Ankuesi theksonte se mungesa e një verifikimi shtesë e ekspozonte kartën ndaj rreziqeve të mundshme dhe cenonte sigurinë e fondeve të klientëve.

Në artikullin e publikuar nga Maska.al, ngriheshin pikërisht shqetësimet për transparencën, mbrojtjen e konsumatorit dhe respektimin e standardeve të sigurisë në transaksionet elektronike.

Po ashtu, evidentohej fakti se klienti po shqyrtonte mundësinë e paraqitjes së një ankese pranë institucioneve mbikëqyrëse financiare.

Postimi i MASKES 1 VIT ME PARE

Një klient i UBA Bank ka ngritur një ankesë serioze lidhur me mungesën e transparencës dhe të masave të sigurisë gjatë përdorimit të kartës bankare për blerje online.

Sipas ankuesit, pas hapjes së një karte biznesi dhe përdorimit të saj për transaksione online, banka nuk ka ofruar asnjë lloj njoftimi apo verifikimi shtesë për blerje me vlerë të konsiderueshme, përfshirë ato mbi 100 euro. Më shqetësuesja është se për asnjë nga këto pagesa nuk është kërkuar autorizimi përmes kodi SMS apo aplikacioni, siç kërkohet nga praktikat standarde të sigurisë (si rregullorja PSD2 e BE për autentikim të fortë).

Rasti më flagrant është një pagesë prej 100 eurosh tërhequr nga platforma E-Dreams, pa asnjë paralajmërim, njoftim ose autorizim. Klienti dyshon se mund të ketë ndodhur një klikim i paqëllimshëm, por thekson se mungesa e çdo forme konfirmimi nga banka e bën këtë të papranueshme.

Për më tepër, banka nuk ka ofruar një zgjidhje të qartë ose mbështetje të mjaftueshme pas raportimit të incidentit.

Kjo situatë ngre pikëpyetje të forta mbi masat e sigurisë që UBA Bank aplikon për mbrojtjen e klientëve të saj në transaksionet online, si dhe mbi respektimin e standardeve ligjore për mbrojtjen e konsumatorit dhe transparencën në shërbimet financiare.

Pronari i UBA Bank, Kadri Morina, i cili është njëkohësisht pronar i kompanive të sigurimeve Eurosig dhe Insig, është përmendur edhe më parë në media në lidhje me praktika të diskutueshme në fushën e sigurimeve.

Klienti në fjalë po shqyrton mundësinë për të paraqitur ankesën pranë Banka e Shqipërisë dhe Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për të kërkuar një hetim të plotë mbi rastin dhe për të garantuar që raste të tilla të mos përsëriten. /Maska.al/

Tags: Kadri Morinaplatforma E-DreamsPronari i UBA BankUBA Bank
Previous Post

Grabitja e bankës në Tiranë, arrestohet roja: Nuk veproi për të neutralizuar grabitësin

Next Post

Pas Gerald Bibës, arrestohen edhe dy bashkëpunëtorët që tërhoqën zvarrë protestuesin në Zvërnec

Next Post
Pas Gerald Bibës, arrestohen edhe dy bashkëpunëtorët që tërhoqën zvarrë protestuesin në Zvërnec

Pas Gerald Bibës, arrestohen edhe dy bashkëpunëtorët që tërhoqën zvarrë protestuesin në Zvërnec

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Po të erdhi keq, shoqëroi nëpër shpia”, dy efektivë policie zihen me njëri-tjetrin gjatë protestës/ Video

“Po të erdhi keq, shoqëroi nëpër shpia”, dy efektivë policie zihen me njëri-tjetrin gjatë protestës/ Video

October 19, 2026
Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al