Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Telat me gjemba të Zvërnecit/ Pikat ku manipuloi Edi Rama

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Telat me gjemba të Zvërnecit/ Pikat ku manipuloi Edi Rama
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në më shumë se një orë loghore përpara grupit të vet parlamentar, Edi Rama, që kishte pranuar të bënte transparencë për atë që po ndodh në Zvërnec, nuk prodhoi asgjë tjetër veçse një zinxhir manipulimesh që janë lehtësisht të demontueshme. Ai zgjodhi strehën e fundit të maskarenjve, duke aluduar se investimi 4 miliardësh i dhëndrit të Trumpit, ka tërhequr vëmendjen e mediave greke duke i fryrë borive të rrezikut helen që do të pengojë zhvillimin tonë. “Pse vallë u shqetësuan gazetat greke se u dëmtoka mjedisi në Zvërnec”, pyeti në mënyrë retorike ai.

Një manipulim tjetër qe ai i kundër pseudo muslimanëve që Rama i quajti gënjeshtarë pa din e pa iman, që paskan hapur fjalën se toka po u falet izraelitëve për të vendosur aty palestinezë. Me përjashtim të ndonjë zëri periferik, askush nuk është ngritur në protestë për këtë arsye që është në fakt krejt e parëndësishme para rrezikut të shkatërrimit të një zone të mbrojtur.

Kryeministri përdori edhe manovra të tjera mashtruese si ajo se ai po reket të garantojë oaze të turizmit elitar, edhe me koston e vendosjes së tyre në zonë të mbrojtura, që Shqipëria ti japë fund “turizmit me bukë me vete”, që shkakton më tepër ndotje sesa sjell përfitime.

Pas të gjitha këtyre alibive, në fjalimin ku detajet e projektit nuk zunë as 10% , Rama tha se ai kishte menduar dhe të jepte dorëheqjen, të tërhiqej në katund, ose të shpallte anullimin e projektit, vetëm që të kishte konsensus popullor. Por se në fund ai kishte vendosur të duronte baltën mbi fytyrë vetëm për të zhvilluar më tepër Shqipërinë.

Por, pasi u përpoq të qetësonte të gjithë ata që dolën në rrugë, apo e batërdisën atë në rrjetet sociale, kryeministri përdori një argument që po të vrasësh mendjen e nxjerr krejtësisht bllof gjithë alibinë e tij.

Ai pranoi që rrethimi me tela me gjemba i asaj zone ishte diçka e neveritshme. Të njëjtin epitet përdori edhe për mënyrën se si u soll kompania private e sigurisë, badigardët e saj të dhunshëm me precedentë penalë, investitori që kishte vënë një gardh të llahtarshëm dhe së fundi policia e shtetit që bënte sehir dhe u mundua që të relativizonte ngjarjen. Pas të gjitha këtyre “Do kisha bërë edhe më keq sesa ju”, iu drejtua ai qytetarëve të revoltuar.

Por diku nga mesi i fjalimit ai u mundua të shpjegojë se ky shqetësim qytetar për thelbin e këtij projekti është i kotë. Sepse, së pari, investitorët që “do të hedhin 4 miliardë euro”, duke “krijuar10 mijë vende pune”, janë tepër seriozë. Pasi ata kanë afruar kompani me renome botërore në turizëm si Aman, Mandarin Oriental, Cheval Blanc apo Atlantis, që ende ska hyrë askund në Evropë. Dhe këta investitorë kaq seriozë, me kaq famë internacionale qenkëshin më tepër të interesuar për mjedisin, aq sa kanë sjellë një skuadër inxhinjerësh mjedisor, specialistësh të ekologjisë, për të studiuar biodiversitetin.

Dhe këtu arriti kulmin. Rama tha se ende nuk ka arsye për tu shqetësuar se ende nuk ka një projekt dhe ende nuk është dorëzuar një studim i përfunduar mjedisor. Rrethimi është bërë- sqaroi ai- sepse ata janë paisur me një leje të infrastrukturës, e cila mundëson për ngritjen e disa urave dhe hapjen e disa rrugëve që do të ndihmojnë, biologët, zoologët dhe inxhinjerët e mjedisti për të bërë studimin që do reket të ruajë sa më të paprekur ambjentin.

Gjithësecili që ka dëgjuar këtë lajthitje logjike me siguri ngre një pyetje. Po mirë, këta investitorë seriozë, tepër të shqetësuar si për mjedisin dhe për imazhin, që paskan pasur kaq qëllime të larta sa të sjellin inxhinjerë mjedisorë e biologë, që kanë pasur kaq qëllime fisnike për një studim të plotë mjedisor, si qe e mundur që gabuan kaq trashë? Si përzgjodhën ata të gjitha hallkat e një zinxhiri që Rama e etiketoi si “të neveritshëm”. Pse preferuan një kompani sigurimesh vandale? Pse vunë gishtin mbi badigardë me precedentë penalë, të gatshëm për dhunë? Pse e rrethuan zonën me tela me gjemba, si një shesh lufte? Pse korruptuan policinë e shtetit që të bënte sikur nuk shihte tërheqjen zvarrë të njerëzve? Pse e detyruan Drejtorinë e Vlorës të manipulonte ngjarjen? Përse? Thjeshtë për ti krijuar kushte komode inxhinjerëve të mjedisit që ata kryenin sa më mirë studimin e tyre për të mbrojtur biodiversitetin e lagunës?

Kush beson se kjo ushtri të neveritshmish u bë bashkë për një qëllim kaq të lartë, të ti besojë të gjitha ato të tjerat që Rama tha sot. Le ti marrë për bazë fjalët kundër Arlind Qorrit dhe Lubonjës. Madje edhe përbetimin se ai nuk do të na tradhëtojë kurrë!/ Lapsi.al

Tags: edi ramaTelat me gjemba
Previous Post

Trajtimi me hormone, Koalicioni ‘Pro Familjes’: Të shkarkohet ministrja dhe zv/ ministrja e Shëndetësisë

Next Post

“Nesër më shumë”, qytetarët njoftojnë tubimin e radhës kundër ndërtimeve në Zvërnec

Next Post
“Nesër më shumë”, qytetarët njoftojnë tubimin e radhës kundër ndërtimeve në Zvërnec

“Nesër më shumë”, qytetarët njoftojnë tubimin e radhës kundër ndërtimeve në Zvërnec

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

July 21, 2026
Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al