Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Banka Shqiptare e Zhvillimit nuk bën dot as strategjinë e saj, blen konsulencë 3 milionë euro!

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Banka Shqiptare e Zhvillimit nuk bën dot as strategjinë e saj, blen konsulencë 3 milionë euro!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Dje, pothuajse në çdo media u shpërnda lajmi se nisi zyrtarisht ngritja e Bankës Shqiptare të Zhvillimit, institucioni i ri financiar me kapital 100% shtetëror që premtohet se do të ndihmojë bizneset, startup-et dhe ekonominë shqiptare.

Por ndërsa propaganda fliste për zhvillim, dokumentet tregojnë se banka ende pa nisur punë ka hapur një tender prej 315,849,000 lekësh për “shërbime konsulence për mbështetjen e zhvillimit të kuadrit strategjik dhe operacional të BZH”.

Pra mbi 3 milionë euro vetëm për t’i treguar bankës si duhet të funksionojë!

Në QKB, Banka Shqiptare e Zhvillimit rezulton e regjistruar me kapital të regjistruar prej 10 miliardë lekësh, ndërsa kapitali i shlyer deri tani është 1 miliard lekë nga shteti shqiptar.

Administrator i bankës është italiani Silvio Pedrazzi, ndërsa në Këshillin Mbikëqyrës janë emëruar Irida Huta, Arben Shkodra, Eris Hysi, Artur Asllani dhe Daniel Marc Demeulenaere.

Skandali/ Banka Shqiptare e Zhvillimit nuk bën dot as strategjinë e

Megjithatë, edhe pse kemi të bëjmë me një institucion që financohet me para publike, nuk ka asnjë transparencë për pagat e administratorit, t? anëtarëve të këshillit, t? punonj?sve t? sapo rekrutuar, kostot operative apo shpenzimet administrative të bankës së re bashkë me qeranë që paguajnë te ABA Business Center e Bashkim Ulajt.

Ndërkohë, objekti i vetë bankës, sipas statutit të publikuar në QKB, është të financojë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, startup-et shqiptare, eksportet, projektet publike dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Por banka që u krijua për të financuar zhvillimin, po nis fillimisht duke financuar vetveten.

Tenderi prej 315 milionë lekësh nuk ka të bëjë me ndërtim sistemi bankar apo teknologji të avancuar. Në thelb, bëhet fjalë për dokumentet bazë të funksionimit të bankës: strategjinë, organizimin operacional, mënyrën si do jepen kreditë, si do menaxhohet risku, si do ndërtohen procedurat dhe politikat e institucionit.

Skandali/ Banka Shqiptare e Zhvillimit nuk bën dot as strategjinë e

Pra shteti shqiptar ka ngritur një bankë me administrator, staf, këshill mbikëqyrës dhe kapital publik, por po paguan miliona euro të tjera që dikush nga jashtë t’i shkruajë mënyrën si duhet të funksionojë.

Dhe kjo është vetëm faza e parë.

Vetë statuti parashikon që kapitali i bankës të shlyhet gradualisht deri në vitin 2029, me injektime të tjera miliardëshe nga buxheti i shtetit.

Në një vend ku bizneset e vogla ankohen çdo ditë për mungesë kredie, ku startup-et shqiptare mbijetojnë pa mbështetje dhe ku universitetet nuk financojnë dot as laboratorët e tyre, miliona euro po shkojnë fillimisht për konsulenca, struktura, borde dhe strategji të blera.

Banka Shqiptare e Zhvillimit u prezantua si instrument për të zhvilluar ekonominë shqiptare. Deri tani, ajo po shfaqet si një tjetër strukturë që thith e zhduk para publike para se të prodhojë ndonjë efekt konkret për qytetarët./Kontrast

Tags: Banka Shqiptare e Zhvillimit
Previous Post

GJKKO cakton datën për seancën e parë gjyqësore ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Next Post

Tërmet në Drejtoritë e Burgjeve, dorëheqje dhe emërime të reja

Next Post
Tërmet në Drejtoritë e Burgjeve, dorëheqje dhe emërime të reja

Tërmet në Drejtoritë e Burgjeve, dorëheqje dhe emërime të reja

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

October 19, 2026
UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al