Sunday, October 18, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

A është Kosova vërtet aq e varfër sa raportohet?

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KOSOVA
0
Pas takimit me ministrin Lamallari në Sarandë, dorëhiqet kreu i IKMT Vlorë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në mesin e dhjetë shteteve të Evropës, Kosova u rendit si vendi i dytë më i varfër, nga platforma World Atlas, sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Kosova nuk ka arritur ritmin e zhvillimit që do të duhej për ta përmirësuar standardin jetësor të qytetarëve, prandaj vazhdon të konsiderohet “një ekonomi e vogël dhe e varfër”, thotë Blendi Hasaj, drejtor ekzekutiv i Institutit GAP.

“Ne jemi diku tek 30% i mesatares së Bashkimit Evropian, sa i përket Bruto Produktit Vendor për kokë banori. Kjo tregon që nuk kemi arritur ta kemi një zhvillim më të përshpejtuar ekonomik”, shprehet Hasaj në podkastin 5 pyetje të Radios Evropa e Lirë.

Sipas tij, matjet makroekonomike nuk e pasqyrojnë gjithmonë tërësisht realitetin social në vend, pasi brenda mesatareve ekzistojnë pabarazi të mëdha ekonomike.

“Këto të dhëna janë makro dhe tregojnë një mesatare, por brenda tyre ka shumë pabarazi. Mjafton që disa persona të kenë paga shumë të larta, dhe mesatarja e pagës që del krijon përshtypjen se situata është më e mirë sesa është realisht”, tregon Hasaj.

Duke folur për vendimin e Qeverisë në detyrë për të ndarë nga 100 euro për kategori të ndryshme, Hasaj kritikon mënyrën se si zbatohet ky program, sidomos gjatë periudhave zgjedhore.

“Këto janë zgjidhje ad hoc. Nuk po bëhen programe të strukturuara dhe të targetuara mirë. Për më tepër, është problematike që paratë publike të shpërndahen në kohë zgjedhjesh”, shprehet ai.

Hasaj thotë se inflacioni dhe rritja e çmimeve të produkteve bazike kanë rënduar jetën e qytetarëve, veçanërisht të familjeve me të ardhura të ulëta dhe punëtorëve të sektorit privat.

“Ekonomia e Kosovës vazhdon të karakterizohet nga paga të ulëta. Sidomos në sektorin privat, paga që mbizotëron është afër nivelit të pagës minimale”, shprehet ai.

Hasaj flet edhe për perceptimin publik se, megjithëse statistikat e rendisin Kosovën ndër vendet më të varfra në Evropë, dyqanet dhe kafenetë vazhdojnë të jenë të mbushura.

Ai thotë se një pjesë e këtij perceptimi lidhet me ndikimin e madh të diasporës në ekonomi.

“Modeli ynë ekonomik është shumë i varur nga diaspora. Vetëm remitancat janë mbi 1.35 miliard euro, dhe shumica e tyre shkojnë në konsum”, tregon Hasaj.

Sipas tij, një ndër problemet më të mëdha strukturore mbetet papunësia dhe mosaktivizimi i grave në tregun e punës.

“Kosova e ka shkallën më të lartë të grave joaktive në Evropë. Ky është problem serioz edhe për ekonominë”, shprehet ai, duke shtuar se investimi në çerdhe, në shtëpi kujdesi për të moshuarit dhe përfshirja më e madhe e grave në tregun e punës do të ndikonte drejtpërdrejt edhe në uljen e varfërisë.

Hasaj vlerëson se pa reforma strukturore dhe pa investime të qëndrueshme në ekonomi, Kosova do ta ketë të vështirë të afrohet me standardin jetësor të vendeve të Bashkimit Evropian. /REL

Previous Post

Lëkundje tërmeti në qarkun e Elbasanit

Next Post

“O djali, s’bëhesh i fortë kur …”, Balla publikon videon e të riut që hedh kanaçen në det: Gjoba 200 mijë lekë

Next Post
“O djali, s’bëhesh i fortë kur …”, Balla publikon videon e të riut që hedh kanaçen në det: Gjoba 200 mijë lekë

“O djali, s’bëhesh i fortë kur ...”, Balla publikon videon e të riut që hedh kanaçen në det: Gjoba 200 mijë lekë

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Koceku për CNN: Ky zemërim është grumbullim i një revolte shumëvjeçare

Koceku për CNN: Ky zemërim është grumbullim i një revolte shumëvjeçare

October 18, 2026
RENEA në terren, Policia: Morëm informacione për vrasjen e efektivëve, jeta e tyre ishte në rrezik

RENEA në terren, Policia: Morëm informacione për vrasjen e efektivëve, jeta e tyre ishte në rrezik

October 18, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al