Florenc Spaho, i shkarkuar vetëm pas dy muajsh nga detyra e drejtorit në QSUT, vijon të qëndrojë në krye të “Illyrian Guard”, ndërsa ndaj tij rëndojnë një sërë akuzash të forta për keqmenaxhim, shkelje ligjore dhe degradim të qëllimshëm të kompanisë.
Nga nje denoncim i mbërritur në redaksinë e Publik.al tabloja që paraqitet është ajo e një institucioni në rënie të lirë, ku vendimmarrja e drejtuesit duket se ka prodhuar më shumë krizë sesa zgjidhje.
Një nga problemet më të mëdha lidhet me punësimet pa kriter.
Sipas denoncimit , rreth 90% e stafit të ri janë marrë nga QSUT dhe Elbasani me urdhër të Suel Çelës. Duket se vetëm emri ka mbetur pa u bërë ” Elbasani Guard”.
Florenc Spaho ka krijuar një strukturë të deformuar, duke nxitur pakënaqësi të thellë tek punonjësit ekzistues.
Kjo situatë është shoqëruar edhe me presione të vazhdueshme për dorëheqje, çka përforcon dyshimet për një strategji të qëllimshme dobësimi të kompanisë.
Në të njëjtën linjë, burime konfidenciale flasin për shkelje të hapura ligjore në menaxhimin e kontratave.
Spaho mban të pashkruara dhe të pafirmosura kontrata të rëndësishme, duke bllokuar funksionimin normal të institucionit dhe duke krijuar hapësira për favorizime të palëve private.
Pikërisht për këto çështje, mësohet se bjë kallëzim me një dosja me fakte është në shqyrtim nga SPAK, ndërsa vetë Spaho mund të thirret për të dhënë shpjegime në vijim.
Pasojat e këtij menaxhimi reflektohen drejtpërdrejt tek punonjësit. Shumë prej tyre janë pa uniforma pune, një situatë që jo vetëm cënon standardet profesionale, por tregon edhe nivelin e lartë të çorganizimit brenda kompanisë. Ndërkohë, mungesa e kompensimeve dhe kushteve minimale të punës mbetet një shqetësim konstant.
Gjendja paraqitet alarmante edhe në aspektin logjistik. Me rreth 2000 punonjës në strukturë, “Illyrian Guard” disponon vetëm katër automjete, nga të cilat vetëm një është funksiona që e përdor vetë drejtori për udhëtuar dy herë në ditë Elbasan-Tiranë.
Në këto kushte, grupet e gatshme detyrohen të lëvizin me mjete personale, kryesisht motorë privatë, në kundërshtim të plotë me parashikimet ligjore që kërkojnë pajisje dhe mjete të specializuara.
Spaho qëllimisht ka kaluar shumë kontrata tek privati. Sipas denoncimeve, shërbime që duhet të menaxhoheshin nga kompania publike janë devijuar drejt operatorëve privatë, duke dëmtuar drejtpërdrejt interesin publik. Rasti i Universitetit të Elbasanit përmendet si një shembull konkret i kësaj praktike.
Paralelisht me këtë situatë të rënduar, Spaho akuzohet se ka parashikuar në buxhet shpenzime për veshje sportive, një vendim që shihet si i papërshtatshëm dhe i shkëputur nga realiteti i krizës që po kalon kompania.
Në këtë kontekst, përmendet edhe lidhja e tij e afërt me Neritan Nallbatin, Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale, i cili konsiderohet si nhë mik i ngushtë i Spahos – një detaj që shton më tej pikëpyetjet mbi rrjetin e ndikimit dhe mbështetjes së tij.
Nëse këto akuza konfirmohen, kemi të bëjmë jo thjesht me dështim drejtimi, por me një skemë që rrezikon të fundosë një kompani publike me mijëra punonjës dhe të zhysë edhe më tej besimin tek institucionet. Dhe në këtë pikë, përgjegjësia nuk është më vetëm morale, por penale. /Publik Media/








