Sunday, October 18, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zbardhet drafti i konsensusit PS-PD/ Kreu i SPAK s’raporton më në Kuvend, por te komisioni ‘Xhafaj’

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Zbardhet drafti i konsensusit PS-PD/ Kreu i SPAK s’raporton më në Kuvend, por te komisioni ‘Xhafaj’
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Është zbardhur drafti i ndryshimeve për Rregulloren e Kuvendit, që opozita dhe mazhoranca u dakordësuan një ditë më parë dhe që pritet të votohet sot në seancën plenare.

Sipas ndryshimeve të reja, është përcaktuar qartë se në sallën e seancës plenare do të raportojnë vetëm disa institucione kushtetuese dhe të pavarura.

Sipas draftit, Prokurori i Përgjithshëm do të raportojë në seancë plenare për gjendjen e kriminalitetit në vend, ndërsa drejtuesi i SPAK do të raportojë vetëm në komisione parlamentare, mes tyre edhe ai i drejtuar nga Fatmir Xhafaj.

Pra, statistikat për krimin e zakonshëm do të dëgjohen në sallën plenare, ndërsa raportimi për korrupsionin dhe krimin e organizuar zhvendoset tek komisionet.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me mënyrën e propozimit të kandidatëve për institucionet e pavarura të zgjedhura nga Kuvendi.

Tashmë është vendosur që një deputet të ketë të drejtë të mbështesë me firmë vetëm një kandidat, duke synuar shmangien e mbështetjes së shumëfishtë. Për shembull, në rastin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, një deputet nuk mund të firmosë për disa kandidatë njëkohësisht, siç ka ndodhur më parë.

Drafti i ri parashikon gjithashtu ristrukturimin e komisioneve të përhershme parlamentare, të cilat do të organizohen në 11 komisione me fusha të reja përgjegjësie, si dhe krijimin e një Komisioni të posaçëm për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.

Pakoja e amendimeve përfshin edhe procedura të përshpejtuara për projektligjet që lidhen me integrimin europian dhe negociatat me Bashkimin Europian, si dhe masa të reja disiplinore për deputetët, ku përjashtimet do të llogariten me ditë kalendarike dhe do të shoqërohen me ndalim page.

Tags: draftkuvendpdpsrregullore e kuvendit
Previous Post

Izraeli nis deportimin e aktivistëve, mes tyre edhe shqiptari Baki Goxhaj

Next Post

Kush është aleati kryesor i Rusisë në Ballkan?

Next Post
Kush është aleati kryesor i Rusisë në Ballkan?

Kush është aleati kryesor i Rusisë në Ballkan?

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Protestuesit i vënë flakën, policia kundërpërgjigjet ashpër

Protestuesit i vënë flakën, policia kundërpërgjigjet ashpër

October 18, 2026
Tensione edhe te Zogu i Zi, policia ndjek protestuesit dhe të rinjtë u vënë flakën koshave të mbeturinave

Tensione edhe te Zogu i Zi, policia ndjek protestuesit dhe të rinjtë u vënë flakën koshave të mbeturinave

October 18, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al