Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Si u shkel leja e pallatit nga Mirson 2A Sh.p.k! Punimet u nisën nga Mirsim Jella dhe u vijuan nga Adriatik Shtëmbari

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Si u shkel leja e pallatit nga Mirson 2A Sh.p.k! Punimet u nisën nga Mirsim Jella dhe u vijuan nga Adriatik Shtëmbari
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Tre kate të një objekti prej 12 katesh në Tiranë, janë konfiskuar pasi është konstatuar shkelja e lejes së miratuar. Godina ndodhet në rrugën ‘Llukë Kaçaj’, aktualisht i pabanuar pasi punimet ende nuk kanë përfunduar.

Nga aksioni i përbashkët mes Komisariatit nr. 4 dhe Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) u konstatua se objekti ishte vënë në shfrytëzim pa certifikatë përdorimi.

Ndërtimi është nisur fillimisht nga ndërtuesi Mirsim Jella, i cili sipas burimeve nuk ka mundur ta përfundojë për çështje financash, dhe ka vijuar nga Adriatik Shtëmbari.

Konkretisht rezulton se në kundërshtim me lejen e miratuar janë ndërtuar rreth 2550 m² shtesë. Ky tejkalim përbën më shumë se 20% të sipërfaqes së përgjithshme të projektit të miratuar duke shkelur kufirin ligjor të përcaktuar nga Akti Normativ nr. 8, datë 01.10.2025:

• Tek të gjitha objektet, në të cilat konstatohen punime pa leje apo në tejkalim të lejes mbi masën 2% të sipërfaqes totale ndërtimore mbi dhe nën tokë, dhe për shkak të qëndrueshmërisë së objektit është e pamundur prishja e tij, konfiskohen për interes publik apo strehim social punimet e kryera pa leje për qëllime fitimi, ose një sipërfaqe ekuivalente me to, brenda objektit, e cila të jetë hapësirë e shfrytëzueshme.

• Tek të gjitha objektet, në të cilat konstatohen punime pa leje apo në tejkalim të lejes për qëllime fitimi, mbi masën 10% të sipërfaqes totale ndërtimore mbi dhe nën tokë, konfiskohet, për interes publik apo strehim social, i gjithë objekti apo vendoset prishja e plotë e tij nga organet përgjegjëse.

• Konfiskimi kryhet me propozim të IKMT-së dhe me miratim të KKTU-së.

• Rregullat, procedurat dhe mënyrat përkatëse për prishjen apo konfiskimin për interes publik apo strehim social miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”.

Ky akt normativ është botuar në fletoren zyrtare në dhjetorin e kaluar në kuadër të nismës së qeverisë për goditjen e ndërtimeve pa leje. Referuar këtyre ndryshimeve ligjore, kwto kate tw konfiskuara do të përdoren për interes publik apo strehim social.

 

Previous Post

Sarandë/ U godit me thikë në gjoks, përfundon në spital 42-vjeçari (EMRI)

Next Post

“Asnjë presion nuk ndal gazetarinë investigative”, reagim pas padisë së Dionis Teqjas

Next Post
“Asnjë presion nuk ndal gazetarinë investigative”, reagim pas padisë së Dionis Teqjas

“Asnjë presion nuk ndal gazetarinë investigative”, reagim pas padisë së Dionis Teqjas

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

July 21, 2026
Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al