Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tomorri: Ndërkombëtarët i dinë lidhjet me krimin në Shqipëri! Ndryshimi nuk vjen nga jashtë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Tomorri: Ndërkombëtarët i dinë lidhjet me krimin në Shqipëri! Ndryshimi nuk vjen nga jashtë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari Klodian Tomorri, deklaroi se pastrimi i parave të drogës në Shqipëri është tashmë një fenomen i njohur ndërkombëtarisht dhe i dokumentuar nga institucionet perëndimore.

I ftuar në emisionin Task Force në SYRI TV, Tomorri u shpreh se, raportet e Parlamenti Europian, Bashkimi Europian dhe Departamenti Amerikan i Shtetit kanë evidentuar prej kohësh praninë e parave të krimit në ekonominë shqiptare.

Tomorri u shpreh skeptik për mundësinë e një ndërhyrjeje direkte nga aleatët ndërkombëtarë për të larguar qeverinë shqiptare, duke argumentuar se politika amerikane nën presidencën e Donald Trump është e orientuar drejt marrëveshjeve pragmatike dhe interesave ekonomike.

Sipas tij, edhe Bashkimi Europian ka treguar deri tani një qasje toleruese ndaj zhvillimeve në Shqipëri.

Gazetari theksoi se krijimi i perceptimit se ndryshimi politik do të vijë nga ndërhyrja e partnerëve ndërkombëtarë është i gabuar, ndërsa shtoi se përgjegjësia për ndryshimin i takon qytetarëve shqiptarë.

‘Shiko, që ai është një fenomen, që ai është një fenomen që ka ndodhur pra pastrimi i parave,  që vijnë nga aktivitetet e drogës, masivisht në Shqipëri, për këtë bien dakord të gjithë, i kemi dhe në raportet që ju cituat të Parlamentit Europian, të Bashkimit Europian, të Departamentit të Shtetit e kështu me radhë.

Që qeveria e Shqipërisë ka rezultuar me lidhje me njerëz të cilët janë pjesë e këtyre kartelave, edhe kjo është e faktuar. Mbani mend historinë e kryeministrit kur zotëria që u që u sanksionua nga Amerika si pjesëtar i kartelit Sinaloa, vizitoi zyrën e kryeministrit, do bënim një libër me fotografi për Shqipërinë.

Pastaj e dimë si vajti historia e librit.

Dhe sigurisht këto organizata kanë injektuar para të mëdha në ekonominë shqiptare. Uashingtoni, Brukseli, tashmë i dinë këto, dhe ka kohë që i dinë. A ka sjellë ky fakt i gjithëpranuar, një ndërhyrje të, të këtyre fuqive, deri më tani jo. Pse? Sepse është ajo historia që Shqipëria ka që nga 1940 e ca që pret të vijnë aleatët, por aleatët nuk erdhën asnjëherë. Unë jam paksa skeptik për një fakt shumë të thjeshtë, politika amerikane sot nën presidentin Donald Trump është shumë pragmatiste. Shikon deal-et, pazaret. Pra, është e orientuar drejt transaksionale, drejt marrëveshjeve ekonomike dhe ne e pamë që para jo më shumë se një javë më parë, Shqipëria u bë pjesë e një marrëveshje për të blerë sasi të madhe të gazit amerikan.

Po se s’ka në Shqipëri ambasador, e cila flitet se është shumë afër rrethit të Donald Trump. Pra, ëh, kjo është përsa i përket Shteteve të Bashkuara.

Përsa i përket Bashkimit Europian, pastaj ne e kemi parë se çfarë ndodh, këto i sistemon më kollaj kryeministri ynë me ato metodat e veta, sepse e dimë që është bërë mjeshtër tani, kur sistemoi shefin e kundërzbulimit të FBI-së, imagjino se çfarë bën sot.

Ne krijojmë një bindje, krijojmë një perceptim apo ushqejmë një perceptim që shiko, këtu do të ndodhi diçka, do vijë këta aleatët edhe do ta rrëzojnë qeverinë sepse ky e ka bërë.

Ata nuk mund të tolerojnë pafundësisht që këtu të bëhet një, një shtet anarkik që qeveriset totalisht nga kartelet e drogës. Por, unë nuk mendoj që do shkojnë deri aty saqë të vijnë edhe t’i thonë Edi Ramës ço ti nga karrigia e kryeministrit sepse ti je i lidhur me krimin, je i lidhur me drogën.

Këtë duhet ta bëjnë shqiptarët vetë. Po. Janë shqiptarët dhe kjo është tashmë, ëh, madje unë kam dëgjuar dhe zotin Berisha i cili e ka thënë disa herë që jemi ne që duhet ta rrëzojmë, nuk na vjen’, tha Klodian Tomorri në SYRI TV.

Previous Post

Vranë mafiozin grek në Athinë, arrestohen 4 persona, mes tyre dy shqiptarë /EMRAT

Next Post

Protesta e 8 majit, Tabaku takim me qytetarët: Nuk mund të jemi pengje të një krize që është gatuar nga duart e qeverisë

Next Post
Protesta e 8 majit, Tabaku takim me qytetarët: Nuk mund të jemi pengje të një krize që është gatuar nga duart e qeverisë

Protesta e 8 majit, Tabaku takim me qytetarët: Nuk mund të jemi pengje të një krize që është gatuar nga duart e qeverisë

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

October 19, 2026
Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al