Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vranë mafiozin grek në Athinë, arrestohen 4 persona, mes tyre dy shqiptarë /EMRAT

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Vranë mafiozin grek në Athinë, arrestohen 4 persona, mes tyre dy shqiptarë /EMRAT
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Policia greke ka arrestuar katër persona të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e mafiozit grek Jorgos Moskouris 55-vjeç, i njohur edhe si “Thamnakia”, ngjarje e ndodhur më 24 prill 2025 në Halandri të Athinës.

Sipas autoriteteve, të arrestuarit janë dy shtetas origjinë shqiptare, Dionis Kokoni dhe një person me mbiemër Jupe, si dhe dy shtetas grekë, Dhimitris Aleksopoulos dhe Alexandros Petropoulos.

Hetuesit dyshojnë se ata kanë pasur rol logjistik në organizimin e atentatit, duke siguruar armë, automjete dhe mbështetje për autorët e huaj që hynë në Greqi vetëm për ekzekutimin e mafiozit grek dhe u larguan menjëherë pas tij.

Viktima, Jorgos Moskouris, u qëllua me armë automatike jashtë një klinike private në Halandri dhe mbeti i vdekur në vendngjarje.

Hetimet dhe pistat e krimit

Policia greke po heton një pistë të lidhur me krimin e organizuar ndërkombëtar dhe përplasjet për kontrollin e kontrabandës së duhanit. Në qendër të hetimeve për organizatorët e mundshëm përmendet një figurë e njohur si “Entik”, që dyshohet se vepron në rrjetet e mafias rusishtfolëse dhe ndodhet në Dubai.

Gjithashtu, hetimi përfshin edhe emrin e Janis Lalas, i cili më parë kishte bashkëpunuar me viktimën dhe më pas dyshohet se është afruar me grupe rivale kriminale.

Detaje të atentatit

Sipas policisë, atentati është kryer në mënyrë profesionale, autorët kishin ngritur pritë jashtë klinikës dhe hapën zjarr me kallashnikov ndërsa Moskouris po i afrohej automjetit të tij. Pas sulmit, ata u larguan me një makinë të vjedhur, e cila më vonë u gjet e djegur në zonën e Patimas në Halandri.

Autoritetet greke thonë se pavarësisht arrestimeve, ekzekutorët e drejtpërdrejtë të vrasjes mbeten ende në arrati dhe kërkimet për ta vijojnë.

Tags: mafiozshqiptare ne greqivrasje
Previous Post

Paralajmërimi i Trump/ Frenimi i Rusisë, i pamundur pa raketat “Tomahawk” në Gjermani

Next Post

Tomorri: Ndërkombëtarët i dinë lidhjet me krimin në Shqipëri! Ndryshimi nuk vjen nga jashtë

Next Post
Tomorri: Ndërkombëtarët i dinë lidhjet me krimin në Shqipëri! Ndryshimi nuk vjen nga jashtë

Tomorri: Ndërkombëtarët i dinë lidhjet me krimin në Shqipëri! Ndryshimi nuk vjen nga jashtë

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

October 19, 2026
Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al