Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tendera me lule dhe bilance fantazmë: Skema e dyshimtë e Olsi Rama

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Tendera me lule dhe bilance fantazmë: Skema e dyshimtë e Olsi Rama
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një tjetër skandal financiar duket se po del në pah, këtë herë i lidhur me vëllain e kryeministrit Edi Rama. Bëhet fjalë për aktivitetin e kompanisë “Euro Garden” Sh.p.k, e themeluar në vitin 2018 nga Olsi Rama në bashkëpunim me shtetasin Fation Shehu.

Kompania, e regjistruar me kapital fillestar 100 mijë lekë dhe me ndarje aksionesh 49% me 51%, ka si objekt krijimin e hapësirave të gjelbra, furnizimin me lule dhe dekorimin e ambienteve publike e private. Por sipas të dhënave, aktiviteti real financiar i saj ngre pikëpyetje të forta.

Burime të ndryshme pretendojnë se “Euro Garden” ka përfituar rreth 6 milionë euro në 8 vite, kryesisht nga institucione shtetërore si Kryeministria, ministritë, bashkitë dhe agjenci të ndryshme publike. Furnizime me lule dhe dekorime në aktivitete zyrtare rezultojnë të jenë bërë në mënyrë të vazhdueshme.

Megjithatë, në të dhënat e Qendra Kombëtare e Biznesit dhe në sistemin e tatimeve, rezulton se kompania nuk ka deklaruar asnjë të ardhur për disa vite. Bilancet financiare janë dorëzuar vetëm për periudhën 2020-2022, ku në dy vite raportohen humbje, madje më të larta se vetë xhiroja – një tjetër element që shton dyshimet.

Ligji kërkon transparencë të plotë për çdo aktivitet ekonomik, përfshirë të ardhurat, shpenzimet dhe kontratat publike. Por për vitet 2018-2019 dhe 2023-2025, mungon çdo deklarim nga kjo kompani.

Një tjetër zhvillim i dyshimtë është edhe transferimi i 51% të aksioneve në vitin 2022 nga Fation Shehu tek një punëtor i thjeshtë i kompanisë, ndërsa vetë ish-ortaku mbetet i punësuar në të njëjtin biznes.

Ndërkohë, institucionet si Tatimet dhe organet përgjegjëse nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim të dukshëm ndaj këtij rasti, duke ngritur pyetjen që po qarkullon gjithnjë e më shumë: pse ky aktivitet nuk kontrollohet?

Skandali bëhet edhe më i ndjeshëm për shkak të lidhjeve familjare me pushtetin, duke rikthyer në vëmendje debatin mbi transparencën, konfliktin e interesit dhe kontrollin e parasë publike në Shqipëri.

Tags: edi ramafation shehukompanisë “Euro Garden” Sh.p.kluleOlsi Ramatender
Previous Post

BSH: Bregdeti po shtyn në rritje çmimet e pronave, frenohet Tirana

Next Post

Shteti po paguan më mirë se privati/ Departamenti i Administratës Publike: 20 aplikime për një vend pune

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Prindërit shqiptarë nisin peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm

Prindërit shqiptarë nisin peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm

October 19, 2026
Përshkallëzohen tensionet, policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve

Përshkallëzohen tensionet, policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al