Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

SKANDALI/ Rruga e Arbërit jashtë standardeve, gropat kthehen ‘në kurth’ për shoferët, fatale për jetën

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
SKANDALI/ Rruga e Arbërit jashtë standardeve, gropat kthehen ‘në kurth’ për shoferët, fatale për jetën
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari Ariglon Pali ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë në Rruga e Arbërit, një nga akset më të rëndësishme rrugore në vend.

Sipas denoncimit të bërë në redaksinë e Maska.al, problematika më e fundit konstatohet në një kthesë menjëherë pas tunelit, ku janë krijuar gropa të rrezikshme në asfalt.

“Makinat që vijnë përballen me këto gropa në kthesë dhe, në momentin kur ka mjete në krahun tjetër, nuk kanë ku të shmangen, duke u kthyer në burim aksidentesh dhe dëmtimi të automjeteve”, thuhet në denoncim e bërë nga Pali.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Maska.al Zyrtare (@maska.al.zyrtare)

Situata përshkruhet si alarmante, ndërsa drejtuesit e mjeteve rrezikojnë jo vetëm dëmtime materiale, por edhe jetën e tyre në një segment që duhet të garantonte siguri dhe standarde.

Ndërkohë, Rrok Gjoka dhe kompania e tij, që ka marrë përsipër ndërtimin e këtij aksi, përballen prej kohësh me akuza për cilësi të dobët të punimeve.

Sipas kritikëve, problematika lidhet me abuzime në shtresat e asfaltit dhe në bazamentin e rrugës, çka ka sjellë degradim të shpejtë të saj, edhe pse ende nuk ka përfunduar plotësisht.

Projekti i Rrugës së Arbërit, i nisur që në vitin 2008 dhe i parashikuar të përfundonte në vitin 2022, është shtyrë disa herë, me afatin e fundit që synon vitin 2025.

Ndërkohë, kostoja e saj është rritur ndjeshëm, duke përfshirë edhe fonde shtesë për ndërhyrje të tjera, si stabilizimi i skarpateve dhe përfundimi i Tuneli i Murrizit.

Pavarësisht investimeve të shumta, ky aks vijon të mbetet problematik, sidomos në segmente të caktuara ku kushtet e terrenit dhe cilësia e punimeve vënë në pikëpyetje standardet e ndërtimit.

Rruga e Arbërit, e konsideruar si një projekt strategjik për lidhjen e Tiranës me verilindjen e vendit, po kthehet në një simbol të zvarritjes së projekteve publike dhe dyshimeve për menaxhimin e fondeve, ndërsa qytetarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për garantimin e sigurisë në qarkullim.

Tags: ariglon palidenoncimRrok Gjokarruga e arbritsigurinë në Rruga e Arbëritskandaltuneli i murrizik
Previous Post

Gazeta zvicerane: Ja si pastrohen në Tiranë milionat e mafies së kokainës

Next Post

Qeveria shqiptare, si një arkëtare që numëron “fitimin” nga kriza

Next Post
Qeveria shqiptare, si një arkëtare që numëron “fitimin” nga kriza

Qeveria shqiptare, si një arkëtare që numëron “fitimin” nga kriza

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

October 19, 2026
UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al