Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 1-0 në shtëpi ndaj Turqisë në finale të playoff-it për kualifikim në Kupën e Botës.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa pjesa e dytë nisi mirë për Turqinë, që zhbllokoi llogaritë me anë të Akturkoglu.
Kosova largohet me kokën lart nga këto play off-e, me pengun e një Botërori që ishte më afër se kurrë.
Po ashtu, edhe Shqipëria është mundur me rezultatin 1-0 në miqësoren ndaj Ukrainës, ndeshjen mes dy skuadrave që vinin si humbëse të gjysmëfinaleve të play-off të Botërorit.







