Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pacientët e Onkologjikut pa ilaçe dhe trajtim, ministrja përgjigjet me premtime boshe dhe pa llogaridhënie

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Pacientët e Onkologjikut pa ilaçe dhe trajtim, ministrja përgjigjet me premtime boshe dhe pa llogaridhënie
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pacientët e Onkologjikut prej muajsh përballen me mungesë medikamentesh dhe shërbime të domosdoshme, në kurimin e sëmundjeve. Përpos denoncimeve në media, e sidomos rasteve të përcjella konkretisht nga gazetari Osman Stafa, autoritetet nuk kanë ndërmarrë hapa konkretë.

Në një konferencë për mediat, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala është pyetur nga gazetari Stafa për mungesën afatgjatë të medikamenteve për pacientët me sëmundje tumoriale dhe vështirësitë për t’i siguruar në treg të zi.

Sala nuk u ndal në rreziqet që sjell mungesa e medikamenteve për pacientët, me pretendimin se detajet klinike për çdo pacient janë të pamundura për t’u shqyrtuar.

Sa i përket mungesës së dy pajisjeve, brakiterapisë dhe petskanit, ministrja foli me premtime boshe pa dhënë një zgjidhje për ata pacientë që trajtimin e kanë emergjent. Madje, ministrja shkoi më tej duke deklaruar se edhe nëse sigurohej petskani problemi i tyre nuk merrte fund, pasi shteti ka mungesë stafi të specializuar për përdorimin e pajisjes.

PJESË NGA KONFERENCA:

Gazetari: Ilaçet e Onkologjikut, janë dy medikamente që mungojnë. Pacientët me kancer të postatës kanë dy muaj që nuk marrin trajtimin. Siç kundër marrin drogën nëpër cepa, ashtu po e marrin edhe pacientët e Onkologjikut edhe acidin folemik në Tiranë. Zonja ministre çfarë shkakton mungesa e medikamenteve te një pacient i Onkologjikut?

Ministrja: Së pari ju falënderoj për sa aktiv jeni në çështjet e shëndetësisë. E përmenda edhe përpara që kemi marrë disa masa për të rkijuar qëndrueshmëri në furnzimin me barna. Ekipi është gjithmonë në alert për të adresuar situatat akute për çdo pacient, por duhet të zgjidhet në mënyrë definitive. Ilaçi ka ardhur me formulim të ndryshëm, por me të njëjtin cilësi. Përsa i përket detajit tjetër, ne kemi punuar edhe për protokolle. Ne kemi përcjellë që linjat e trajtimit të jenë të standatizuar për këtë patologji në bazë të standarteve evropiane, dhe kjo bën që të kemi një furnizim të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm.

Gazetari: Ju pyeta çfarë shkakton mungesa e medikamenteve te këta pacientë.

Ministrja: Atëherë po të futemi në detajet klinike, kjo varet nga pacienti, nga sëmundja, varet nga stadi, nga patologjia, nuk mund të them për secilin pacient çfarë shkakton. Ajo që dua të siguroj është që kjo është marrë me shumë seriozitet për të gjetur zgjidhje afatgjata.

Gazetari: Dy pajisje që janë në mungesë ose që nuk ofrohen për pacientët shqiptarë janë brakiterapia që ju thoni do vendoset brenda këtij viti dhe petskani që nuk ekziston në Shqipëri. Janë dy gra njëra nga Durrësi dhe njëra nga Lushnja që kanë bërë kimioterapi dhe rreze dhe mjekët ju kanë dhënë letra që të bëjnë brakiterapi, por nuk i kanë 4-5 mijë euro për t’i bërë. Pra, çfarë ndodh me këto dy gra? Pse privati e ka petskanin dhe shteti nuk e ka?

Ministrja: Brakiterapia do të vijë vërtet brenda këtij viti. Do ta mbaj fjalën, do të kemi nëj aparaturë moderne brenda vitit. Shërbimi i brakiterapisë që nuk ka ekzistuar prej vitesh do fillojë të ekzistojë brenda vitit 2026. Përsa i përket petskanit. Shpesh ne kemi një konceptim që po që se kemi një pajisje të specializuar siç është petskani, në momentin që kemi pajsijen gjithçka është në rregull. Jo nuk është kështu. Duhet ngritur shërbimi, mjek të specializuar.

Previous Post

Dështon të përmbushë reformat, Shqipëria zero fonde nga Plani i Rritjes i BE-së

Next Post

Fondet e IPARD-it në gjykatë, 76 përfitues përballë kthimit të granteve

Next Post
Fondet e IPARD-it në gjykatë, 76 përfitues përballë kthimit të granteve

Fondet e IPARD-it në gjykatë, 76 përfitues përballë kthimit të granteve

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Reshjet e dendura përmbytin disa zona në Vlorë

Reshjet e dendura përmbytin disa zona në Vlorë

October 22, 2026
3 shenjat e horoskopit që do të kenë mundësi të fitojnë më shumë para

Dashuria, financat dhe surprizat e ditës, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë

October 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al