Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Protesta e opozitës jehonë në mediat gjermane: Qytetarët janë të zemëruar me qeverinë Rama

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Protesta e opozitës jehonë në mediat gjermane: Qytetarët janë të zemëruar me qeverinë Rama
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Portali “tagesschau” i ARD nën titullin “Trazira gjatë protestave në Tiranë” shkruan, se në protestën e opozitës në Tiranë ka pasur përplasje të rënda mes policisë dhe kundërshtarëve të qeverisë. “Mijëra njerëz u mblodhën në sheshin kryesor të martën në mbrëmje për të kërkuar dorëheqjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila akuzohet për korrupsion. Disa demonstrues hodhën Molotovë drejt një ndërtese qeveritare, dhe policia përdori ujë me presion.[…]Tensionet politike u përshkallëzuan në dhjetor pasi një zyrë e prokurorit të posaçëm ngriti akuza kundër Ballukut. Ajo akuzohet për ndërhyrje në tenderët publikë për projekte të mëdha infrastrukturore dhe favorizim të kompanive të caktuara. Balluku, e cila është gjithashtu Ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, i mohon akuzat.”

Gazeta gjermane “Die Zeit” i kushton vëmendje protestës në Shqipëri duke theksuar shkallëzimin e saj. “Përleshje shpërthyen midis policisë dhe demonstruesve gjatë një proteste kundër qeverisë shqiptare në kryeqytetin e vendit, Tiranë. Sipas policisë, të paktën 16 oficerë u plagosën dhe 13 persona u arrestuan. […] Mijëra mbështetës të opozitës kërkuan dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit Edi Rama në një demonstratë. Qeveria është kritikuar ashpër për shkak të akuzave për korrupsion që përfshijnë zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Anëtarëve të parlamentit iu bë thirrje të heqin imunitetin e saj parlamentar në mënyrë që ajo të mund të ndiqet penalisht. Rama kishte refuzuar ta shkarkonte Ballukun.”

Ndërsa portali NTV shkruan se qytetarët janë të zemëruar në kohën kur, prokuroria heton në një rast të dyshuar korrupsioni kundër zëvendëskryeministres, Balluku. Sërish shpërthyen protesta në Tiranë. “Përleshje të dhunshme shpërthyen midis policisë dhe protestuesve antiqeveritarë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. Mijëra njerëz u mblodhën në sheshin kryesor të martën në mbrëmje, duke kërkuar dorëheqjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila përballet me akuza për korrupsion. Demonstruesit, shumë prej të cilëve ishin të maskuar, hodhën kokteje Molotov në një ndërtesë qeveritare, duke bërë që policia të përdorte ujin me presion. […]Këto trazira janë të fundit në një seri protestash të dhunshme që kanë kërcënuar gjithnjë e më shumë sundimin e Kryeministrit Edi Rama, i cili filloi në vitin 2013.”

“Në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, shpërthyen përleshje të dhunshme midis policisë dhe kundërshtarëve të qeverisë. Mijëra njerëz u mblodhën në sheshin kryesor të martën në mbrëmje për të kërkuar dorëheqjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila akuzohet për korrupsion. Demonstruesit hodhën kokteje Molotov në një ndërtesë qeveritare dhe policia përdori ujin me presion. Trazirat janë të fundit në një seri protestash të ashpra që po kërcënojnë gjithnjë e më shumë qeverisjen e kryeministrit Edi Rama, që zgjat që nga viti 2013”, shkruan RTR për Gjermaninë.

Radioja gjermane “Deutschland Funk” shkruan se në kryeqytetin shqipat ka pasur përplasje me policinë në një demonstratë të opozitës në Tiranë. “Pas fjalimit të politikanit të opozitës së djathtë, Berishës, përpara selisë së qeverisë, demonstruesit hodhën molotovë dhe gurë drejt policisë. Më vonë, pjesëmarrësit u përpoqën të thyenin barrikadat e policisë gjatë rrugës për në parlament. Policia u përgjigj me ujë me presion dhe gaz lotsjellës.[…] Të dy kampet politike akuzojnë njëri-tjetrin për korrupsion. Berisha akuzohet për dhënie kontratash publike bashkëpunëtorëve, gjë që ai e hedh poshtë. Të mërkurën, një komision parlamentar është planifikuar të diskutojë kërkesën nga zyra e prokurorit publik për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Balluku. Kërkesa ka të bëjë me akuzat për përfshirjen e saj në një rast korrupsioni që lidhet me kontratat publike.”/DW

Previous Post

Shqipëria “ngec” tek aftësitë dixhitale, raporti: Mbetet larg standardeve të BE

Next Post

Reshjet e shiut përmbysin Lezhën, probleme me energjinë elektrike në disa zona

Next Post
Reshjet e shiut përmbysin Lezhën, probleme me energjinë elektrike në disa zona

Reshjet e shiut përmbysin Lezhën, probleme me energjinë elektrike në disa zona

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

October 19, 2026
UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al