Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Trafikantët nuk dërgojnë vetëm kokainë nga vendet e Amerikës Latine. Në këtë moment, në Kolumbi, policia nuk po i lexon të dyshuarit akuza të trafikimit ndërkombëtar të drogës, por për trafikimin e dhjetëra vajzave dhe grave nga Medellin dhe Bogota për t’u shfrytëzuar si punonjëse seksi në Shqipëri, zbulohet në Exclusive nga Anila Hoxha.

Me vullnet të plotë, por për ta mësuar më vonë se në cilin rreth të ferrit kanë hyrë duke ushtruar prostitucion, qindra vajza të reja edhe nga vende të tjera të Amerikës Latine ranë në rrjetën e trafikantit Lukas Betancur dhe babait të tij, cilësuar si shefat e njërit prej grupeve kriminale, që i përdori të gjitha metodat në industrinë e seksit të detyruar. Gati 1 milionë euro llogaritet të jenë transferuar nga viktimat e tyre që punuan si eskorta në Shqipëri, që ushtruan prostitucion në të gjithë vendin, me viktima që u joshën dhe që mbetën në skllavërinë e shfrytëzimit të trupit, duke u qarkulluar më pas në Serbi, Kroaci dhe Spanjë. Për Shqipërinë, ky fenomen po kthehet në një shqetësim, sidomos katër vitet e fundit.

Rrjeti i Betancur nuk është i vetmi. Vajza nga Venezuela, Ekuadori, Brazili, Ukraina, Kina, Afganistani, Turqia, Rumania regjistrohen përditë në dosjet e policisë shqiptare, në të cilat përshkruhen të dhëna tronditëse. Forma e parë: joshja përmes mashtrimit për një jetë më të mirë apo marrja peng nga një borxh i pakthyer; kaq mjafton që këto të reja, duke nisur nga 19 vjeç e deri në 40 vjeç, herë si masazhatore e herë të reklamuara me dëshirë, ushtrojnë prostitucion në një botë të padukshme, por sidoqoftë të dalë hapur në faqe eskortash.

“Quhem Valentina, erdha këtu me një mikeshë që është personi që më sugjeroi të udhëtoja në Shqipëri. Në Kolumbi, ajo ishte praktikisht një mikeshë e shtëpisë sime, ndaj dhe vendosa të vij me të. Nuk e dija që do vija për këtë punë dhe që dënohej ligjërisht. Na priste një kontakt i saj; nuk isha e informuar që prostitucioni është i ndaluar dhe ndaj pranova t’ma prejnë biletën. Kisha nevojë për para dhe, mbi të gjitha, kisha besim tek mikeshja ime.

Trafikanti, kur mbërritëm këtu, na paralajmëroi se me punën që do bënim mund të kishim probleme me ligjin, se duhet të bënim kujdes, dhe madje ai e kërcënoi mikeshën time kur na gjeti apartamentin. Na gënjyen të dyjave. Kemi ardhur në një vend për të cilin nuk njihnim asgjë. Ditën kur na erdhi policia në apartament ishte një shok për mua.

Në Kolumbi, prostitucioni është i lejuar, ndaj kur erdha në Shqipëri nuk e dija që policia do të trokiste në derë. Puna ime e vërtetë në Kolumbi ishte estetika, por kam një fëmijë për të rritur dhe katër anëtarë të tjerë të familjes që jetonin vetëm me rrogën time. Minimumi jetik në Kolumbi nuk mjafton për asgjë.

Trafikantët më bindën se këtu bëhen para dhe ndaj erdha; kisha synimin që kur të kthehesha në Medellín të kisha qendrën time estetike. Unë qëndrova katër muaj në Shqipëri. Gjatë kësaj kohe unë nuk munda të paguaja as qeranë e familjes time atje, sepse paratë nuk i shihja as kur paguheshin, as kur i merrnin. Unë në të gjithë këtë histori jam një viktimë, sepse në Shqipëri prostitucioni qenka krim; tani ne kemi probleme me drejtësinë dhe shefi është në burg”.

Historia e 23-vjeçares është e njëjtë me atë të vajzave të tjera të arrestuara në së paku 75 operacione brenda një viti në Shqipëri. Shumë prej tyre, në çastin që marrin avionin në vendlindje, e dinë se në këmbim të parave do të punojnë si punonjëse seksi. Prezantohen si ekspertë, që paguhen me orë ose ditë. Pa emrin real dhe me një identitet të rremë, vajzat pa emër serviren përmes platformave dixhitale në vitrinat virtuale./ Top Channel

Previous Post

Po lëvizte me biçikletë, makina përplas humoristin Nexho Shabani

Next Post

Të shtëna me armë në Lezhë, dyshohet për një të plagosur

Next Post
Të shtëna me armë në Lezhë, dyshohet për një të plagosur

Të shtëna me armë në Lezhë, dyshohet për një të plagosur

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, banori shpëton turisten 10-vjeçare

Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, banori shpëton turisten 10-vjeçare

July 20, 2026
DETAJE nga të shtënat me armë në Elbasan/ Sherr mes adoleshentëve, 3 të plagosur

DETAJE nga të shtënat me armë në Elbasan/ Sherr mes adoleshentëve, 3 të plagosur

July 20, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al