Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Bar dhe pellgje uji/ Panorama reale e parkut teknologjik imagjinar ”Durana”

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Bar dhe pellgje uji/ Panorama reale e parkut teknologjik imagjinar ”Durana”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nëse pyet, gjen Stambollin, por nëse kërkon për Parkun “Durana” në Xhafzotaj të Durrësit, askush nuk të orienton saktë.

Të gjithë ngrenë supet: “vallahi se dimë, çfarë është ky parku”?!.

Në fund, vetëm një banor na drejton drejt vendit ku ndodhet teorikisht, pasi një nga miqtë e tij kishte pasur tokën aty, të cilët thotë se ia morën ashtu “badihava” për “interesa publike”.

“…Durana Tech Park merr jetë dhe kalon nga plani dhe legjislacioni në letër, në realitetin e një numri jo të vogël kompanish që kanë shprehur interesin dhe që nga sot marrin dhe certifikatën e anëtarit të kësaj shoqërie të re digjitale, ku qëllimi ynë kryesor nuk është që të sjellim sa më shumë kompani të huaja, por qëllimi ynë kryesor është që të angazhojmë sa më shumë talente shqiptare…”, tha kryeministri Edi Rama më 2 prill 2025, teksa pas shpinës së tij paraqitej një projekt “3D” sesi ishte.

Por pjesë e “talenteve” që përfituan nga ky park (ende) virtual, janë edhe kompani teknologjike vendase që dyshohet se kanë përiftuar tendera të dyshimtë të zhvilluar nga AKSHI, për të cilën ka një hetim të thelluar dhe janë lëshuar tetë urdhër arresti.

“Parajsë fiskale”?

E vetmja “jetë” jo teknologjike por biologjike, është bari i egër në pellgje uji.

Këta janë “rezidentët” e vetëm, ndonëse për këtë park (deri tani) imagjinar janë dhënë çertifikata regjistrimi për kompani në fushën e teknologjisë digjitale.

Për parkun në fjalë u hodhën akuza nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj (në kërkim nga SPAK) dhe më pas edhe nga opozita.

Ata deklarojnë se ky park që ende nuk ekziston fizikisht u ndërtua si parajsë fiskale për të favorizuar kompani të përfshira në afera korruptive.

“…Këtu nuk ka asnjë ndërtesë, asnjë kompani reale, asnjë punësim, por ka një skemë të sofistikuar grabitjeje”, tha Berisha, duke treguar disa foto nga vendi ku do të ngrihet parku.

Faktoje verifikoi në terren nëse kishte jetësim të parkut siç kundërshtoi Berisha, por deri ditën e sotme, asnjë tullë, duke e kategorizuar deklaratën e tij si pjesërisht të vërtetë sa kohë që Faktoje mundi të vërtetojë vetëm pjesën e parë, atë që lidhet me ndërtimin e parkut.

Në një reagim për A2 CNN, administratorja e parkut, Florensa Kovaçi Haxhi, tha se parku ndodhet aktualisht në fazën virtuale, ndërsa ndërtimi fizik do të realizohet brenda afatit 36-mujor të parashikuar nga ligji.

“Parku ka hapur thirrjen në pranverën e vitit 2025 dhe kontrata e parë është lidhur në qershor 2025. Deri më sot janë 78 kompani të regjistruara ose në fazë përfundimtare regjistrimi, shumë më tepër se pritshmëria fillestare prej 11 kompanish në vitin e parë”, tha ajo.

Ndërkohë, kompanitë e regjistruara marrin lehtësira të dukshme fiskale, sipas një ligji specifik për krijimin, organizimin dhe funksionimin e parqeve teknologjike.

Parku 3D

Në vitin 2022 Korporata Shqiptare e Investimeve shpalli projektin për ndërtimin e Parkut të Teknologjisë, duke u bazuar në disa VKM si për formën e funksionimit ashtu edhe për vendin ku do të ngrihej.

Me emërtimin “Durana” (bashkim shkronjash të Durrësit dhe Tiranës), u vendos që fizikisht objekti të vendosej në Xhafzotaj.

Ndërtimi do të shtrihej në 140 mijë metra katrorë tokë, ndërsa vlera e punimeve është 20 milionë euro. Në të përfshihen sipërfaqe ndërtimore 21 000 metra me godina që shërbejnë për zyra, objekte banimi, hotel dhe parkim.

Bari

Aktualisht as edhe një rrethim nuk ka vendi ku do të ndërtohet ky park. Gjithçka në ajër.

Megjithatë, prej disa muajsh kompani të teknologjisë me qendër kryesisht në Tiranë, që ofrojnë shërbime IT dhe teknologjive të tjera elektronike, sisteme kamerazh vëzhgimi, kompjuterike, softueresh etj, janë rregjistruar si “rezidentë” në Xhafzotaj./Faktoje.al

Previous Post

Amerikanët rikthehen në Hënë pas 53 vitesh, NASA cakton datën e misionit Artemis II

Next Post

Sekuestrohen 6.8 tonë drogë në Venezuelë/ Autoritetet: Vijnë nga mafia shqiptare

Next Post
Sekuestrohen 6.8 tonë drogë në Venezuelë/ Autoritetet: Vijnë nga mafia shqiptare

Sekuestrohen 6.8 tonë drogë në Venezuelë/ Autoritetet: Vijnë nga mafia shqiptare

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

October 19, 2026
UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al