Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kompania që ndau paratë e Benet Becit dhe Berberit merr kontratë 700 mijë € nga Albcontrol

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Kompania që ndau paratë e Benet Becit dhe Berberit merr kontratë 700 mijë € nga Albcontrol
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Consulting & Management Albania, kompania e përfshirë në skandalin e tenderit 850 mijë euro, që çoi në SPAK Benet Becin vazhdon të marrë para publike sikur s’ka ndodhur asgjë.

Kompania e zotëruar nga Ervis Myftari është shpallur fituese në tenderin 780 mijë euro për trajnimin e stafit të Albcontrol në rast emergjencash.

Sipas dokumenteve të depozituar në Aggjëncinë e Prokurimeve Publike, tenderi me fond limit 75 milionë lekë ose rreth 780 mijë euro ka patur dy oferta. Consulting & Management Albania ka ofruar kryerjen e shërbimit për 69.5 milionë lekë, ndërsa ALBANIAN TECHNOLOGY DISTRIBUTION e Nursen Metulit ka dhënë ofertën 71 milionë lekë.

Albcontrol ka vendosur të shpallë fituese ofertën e Consulting & Management Albania, e cila ka një rekord të madh tenderash të marrë nga Albcontrol.

 

Emri i Consulting & Management Albania u bë i njohur për publikun në skandalin e një tenderi me vlerë 850 mijë euro për zhvillimin e sektorit energjetik. Tenderi i fiksuar çoi në marrjen zyrtarisht të pandehur të ish drejtorit të KESH, i cili tashmë po gjykohet për shkelje të barazisë në tendera.

Sipas komunikimeve të gjetura në telefonin e ish drejtorit të rrugëve, Evis Berberi, dyshohet se tenderi ka qenë i fiksuar kundrejt një rryshfeti prej më shumë se 300 mijë eurosh.Në një nga SMS-të e gjetura nga prokurorët e SPAK, duke ju referuar tenderit për studimin, Evis Berberi i shkruan Benet Becit: “500 mijë euro për profesorët e Harvardit, 320 mijë euro për ne me dy klasë shkollë.”

Por SMS-ja kompromentuese e Berberit për Becin nuk është prova e vetme. Më vonë ka rezultuar se prokurimi është kryer pikërisht ashtu.

Zyrtarisht fituese e tenderit në fjalë u shpall pikërisht kompania Consulting & Management Albania, e cila gjithsesi u la jashtë masave nga SPAK, që nuk arriti të provojë rryshfetin por thjesht çoi për gjykim Becin dhe 6 persona të tjerë ish zyrtarë të KESH për shkelje të barazisë në tendera. /Kapitali.al

Previous Post

Pasaportat më të fuqishme për vitin 2026, tri vende nga Ballkani në top 10

Next Post

Vizat turistike/ Ambasada amerikane në Tiranë ndan mesazhin e rëndësishëm

Next Post
Vizat turistike/ Ambasada amerikane në Tiranë ndan mesazhin e rëndësishëm

Vizat turistike/ Ambasada amerikane në Tiranë ndan mesazhin e rëndësishëm

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

October 19, 2026
UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al