Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

10 ditë pas arresteve në Itali, Ardita Kuçi e AZHBR i dha grand financiar 22 mln lekë ‘fermerit’ Xhevdet Troplini

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
10 ditë pas arresteve në Itali, Ardita Kuçi e AZHBR i dha grand financiar 22 mln lekë ‘fermerit’ Xhevdet Troplini
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Teksa në 1 shkurt 2025, prokuroria e Barit në Itali lëshoi 28 urdhër-arreste për arrestimin e anëtarëve të klanit “Troplini” në Shkozet të Durrësit si të dyshuar në trafik kokaine, në Tiranë 10 ditë më vonë drejtuesi në hije i këtij klani, Xhevdet Troplini, firmoste në zyrat e Agjensisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, një kontratë për marjen e një grandi financiar.

Troplini njihet në Durrës si “Poja i Durrësit” dhe më parë është arrestuar në Itali për trafik droge. Ndërsa në Shqipëri gëzon dhjetëra prona dhe konsiderohet nga SPAK si një ndër njerëzit me ndikimin më të madh në qytetin e Durrësit dhe administratën policore.

Kontrata e këtij Grandi me Nr.protokolli 200/5 mban datën 11 shkurt 2025, dhe është firmosur nga Xhevdet Troplini, në cilësinë e Personit Fizik dhe Ardita Kuçit, Drejtoresha e Agjensisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural që është në vraësi të Ministrisë së Bujqësisë.

Njëherësh firmëtarë të kësaj kokntratë “Grandi Financiar”, janë dhe komisioni që ka pranuar aplikimin e Xhevdet Troplinit si H.Myrta, S.Hodaj, A.Caco dhe S.Harizi.

10 ditë pas arresteve në Itali, Ardita Kuçi e AZHBR i dha grand 10 ditë pas arresteve në Itali, Ardita Kuçi e AZHBR i dha grand

Përmes kësaj kontrate të siguruar nga gazetari Elton Qyno, fermeri Xhevdet Troplini, siguroi në muajin shkurt 2025 nga fondi i AZHBR-së shumën financiare prej 22 milion e 577 mijë lekë të vjetra.

Qëllimi i përfitimit të kësaj vlere financiare nga Troplini është blerja e një traktori, si investim në agregate në mekanikën bujqësore për fermën e tij, të hapur në muajin Mars 2021 në Xhafzotaj të Durrësit, ku mbarështon dhe rrit kafshë e më pas i shet ato.

Sipas kësaj kokntrate investimi i marë nga Buxheti i Shtetit, duhet të vihej në zbatim deri në datën 30 qershor 2025. Ky nuk është Grandi i parë që Xhevdet Troplini arrin të fitojë nga AZHBR.

Kujtojmë se në 2006 Troplini u arrestua për trafik droge në Itali. Dosja kundër tij në Shqipëri, ka ardhur nga drejtësia italiane pas përgjimeve ndaj tij dhe disa bashkëpunëtoreve.

Në atë kohë Troplini akuzohej për trafik ndërkombëtar të drogës.

Ndërkohë 3 dite para arrestimit të Troplinit në 2006, disa bashkëpunëtorë të tij u arrestuan në Bari, me një sasi prej rreth 20 kg heroine. Droga kalonte nga Turqia, Shqipëria dhe më pas, në Itali./ Syri Tv

Previous Post

U arratis nga Spitali Infektiv i Durrësit, Altin Ndoci u arrestua me urdhër të SPAK, akuzohet për 4 vrasje

Next Post

Përmbytjet në Shkodër, 945 ha tokë bujqësore nën ujë

Next Post
Përmbytjet në Shkodër, 945 ha tokë bujqësore nën ujë

Përmbytjet në Shkodër, 945 ha tokë bujqësore nën ujë

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

A mund të sjellë ndryshim protesta e studentëve në Shqipëri

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

October 21, 2026
Pamje të rënda/ U qëllua me plumba gome, i riu shfaqet me plagë të shumta në trup

Pamje të rënda/ U qëllua me plumba gome, i riu shfaqet me plagë të shumta në trup

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al