Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

9.6 miliardë lekë për ujësjellës me “garanci 10 vite”, projekti i Baç Ulajt dështon pas 3 vitesh

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
9.6 miliardë lekë për ujësjellës me “garanci 10 vite”, projekti i Baç Ulajt dështon pas 3 vitesh
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prej pesë ditësh, qyteti i Vlorës është zhytur në një krizë totale të furnizimit me ujë të pijshëm. Jo për shkak të mungesës së burimeve ujore, por si pasojë e kolapsit të rrjetit të shpërndarjes, një rrjet që drejtuesit e Bashkisë dhe të Ujësjellësit po përpiqen ta justifikojnë publikisht si “amortizim teknik”, por ky version rezulton të jetë një mashtrim i hapur.

Dokumentet zyrtare të investimeve, provojnë se rrjeti i furnizimit me ujë të qytetit të Vlorës është rindërtuar plotësisht vetëm 3 vite e gjysmë më parë, përmes dy super-tenderëve të zhvilluar nga Bashkia e Vlorës dhe Ujësjellësi.

Bëhet fjalë për dy kontrata me vlerë totale 9.6 miliardë lekë me TVSH, të firmosura nga ish-kryebashkiaku Dritan Leli dhe ish-drejtori i Ujësjellësit Shkëlqim Leskaj, të cilat iu dhanë kompanisë “Gener 2 Sh.p.k”, në pronësi të oligarkut Bashkim Ulaj, së bashku me kompaninë e tij filiale “4 AM Sh.p.k”.

Tenderi i parë, me objekt “Rikonstruksion dhe ndërtim i rrjetit të ujësjellësit në zonat Lungomare – Uji i Ftohtë – Shkolla e Marinës”, u zhvillua më 25 shtator 2020, me vlerë kontrate 6.3 miliardë lekë dhe afat punimesh 1 vit. Në realitet, punimet u zvarritën për dy vite, ndërsa kontrata u lidh me 99.3% të fondit limit, praktikisht pa konkurrencë reale.

Ky investim u shoqërua me një garanci funksionimi 10-vjeçare, sipas së cilës çdo defekt duhej të riparohej dhe financohej nga kompania private.

Tenderi i dytë, i datës 29 qershor 2021, me vlerë 3.3 miliardë lekë me TVSH dhe afat punimesh 6 muaj, iu dha sërish kompanisë “Gener 2 Sh.p.k”, këtë herë me 99.6% të fondit limit, pa garë, dhe po ashtu me garanci 10-vjeçare funksionimi.

Në praktikë, kjo “garanci” rezultoi një farsë. Pas vetëm 3 vitesh, rrjeti u shemb, duke lënë mijëra familje dhe biznese pa ujë për ditë të tëra, madje edhe gjatë festave të fundvitit, ndërkohë që koston e riparimit po e paguan shteti, jo kompania private siç parashikon kontrata.

Si të mos mjaftonte kjo, me shkresë nr. 386, datë 12.02.2021, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve i akordoi kompanisë së Bashkim Ulajt edhe 400 milionë lekë shtesë, me objekt “Furnizimi me ujë dhe kanalizime”, të cilat u likuiduan në fund të vitit 2024 – një pagesë e pastër “thela mbi bisht”.

Ndërkohë, më 21 maj 2021, i njëjti oligark fitoi edhe tenderin tjetër me vlerë 8.7 miliardë lekë me TVSH për rikonstruksionin e ujësjellësit të fshatrave të Njësisë Administrative Novoselë, ku sot, në disa fshatra, rrjeti vijon të mos funksionojë.

Pasojat e këtij abuzimi financiar dhe institucional janë tashmë publike. Të dielën, banorët e revoltuar hynë me forcë në sallën ku Bashkia e Vlorës po zhvillonte Mbrëmjen Gala, ndërsa të hënën protestat u zhvendosën masivisht në ambientet e Bashkisë dhe të Prefekturës.

Tags: Dritan Leliish-drejtori i Ujësjellësit Shkëlqim Leskajprojekti i Baç Ulajt
Previous Post

Nga ‘Paqja Fiskale’ tek ‘Paketa e Maleve’: ligje pa transparencë dhe të njëanshme nga qeveria në 2025

Next Post

Gjykata refuzon sekuestrimin e 20 pasurive të Kristjan Boçit dhe mikut të Veliajt, Elman Abules

Next Post
Gjykata refuzon sekuestrimin e 20 pasurive të Kristjan Boçit dhe mikut të Veliajt, Elman Abules

Gjykata refuzon sekuestrimin e 20 pasurive të Kristjan Boçit dhe mikut të Veliajt, Elman Abules

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

July 21, 2026
Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al