Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dyndje në aeroporte/ Shqiptarët “arratisen” jashtë vendit për festa

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Dyndje në aeroporte/ Shqiptarët “arratisen” jashtë vendit për festa
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ritmi i daljes së shqiptarëve jashtë ka qenë më i lartë se ai i hyrjes së të huajve në vend gjatë nëntorit.Shifrat e publikuara nga Instituti i Statistikave për Lëvizjen e Shtetasve konfirmojnë së gjatë nëntorit kur janë edhe një seri festash kombëtare dhe ditësh pushimi, vendasit kanë preferuar të udhëtojnë jashtë.

Konkretisht sipas INSTAT gjatë muajit Nëntor 2025, rezultojnë të kenë hyrë, në territorin e Republikës s Shqipërisë, 1.282.118 shtetas shqiptarë dhe të huaj. Ky tregues ka pësuar një rritje me 1,4%, krahasuar me Nëntor 2024. 1.322.499 shtetas shqiptarë dhe të huaj rezultojnë të kenë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke shënuar një rritje me 3,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tuoperatorët thanë se vjeshta ka shënuar një ecuri më të mirë të turistëve në raport me atë të kaluar dhe se shtatori e tetori ishin në nivele të kënaqshme teksa nëntori kishte një ngadalësim edhe si efekt i motit jo shumë të qëndrueshëm.

“Në Nëntor 2025, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 652.150, duke pësuar një rënie me 1,3%, krahasuar me Nëntor 2024. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 629.968. Ky numër është rritur me 4,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024” thuhet në njoftimin e INSTAT.

Ndërkohë sa  takon daljeve në muajin Nëntor 2025, 677.065 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar rritje me 7,5%, krahasuar me Nëntor 2024.

“Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Nëntor 2025 janë 645.434. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues paraqitet pothuajse i pandryshuar, me një rënie shumë të lehtë prej 0,01%” vlerëson INSTAT.

Sipas njoftimit në nëntor 2025, 96% e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Evropës. Evropa Jugore zë 86% të hyrjeve të shtetasve të huaj nga kontinenti Evropian, ndjekur nga Evropa Perëndimore me 5%, Evropa Qëndrore / Lindore dhe Evropa Veriore secili me 4%.

Turoperatorët nënvizojnë se vizitorët  nga Europa Perëndimore por edhe më gjerë po vizitojnë Shqipërinë sidomos gjatë vjeshtës dhe pranverës në një interes për turizmin kulturor. Përveç italianëve që mbeten grupi më i rëndësishëm pas Kosovës edhe Gjermania apo Franca po rrisin dukshëm peshën e tyre.

Sipas INSTAT qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në 97% të rasteve është për qëllime personale. Në Nëntor 2025, ky tregues ka shënuar një rritje me 4,5 % krahasuar me Nëntor 2024. Hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime Biznesi dhe profesionale kanë rënë me 3,6%./Monitor

Previous Post

Anuela Ristani, “deal” me vëllezërit Bitri për tenderin 1,7 miliardë lekë, eliminon ofertat më të ulëta

Next Post

Publikohen mbi 11 mijë dokumente të reja të dosjes së Epstein

Next Post
Publikohen mbi 11 mijë dokumente të reja të dosjes së Epstein

Publikohen mbi 11 mijë dokumente të reja të dosjes së Epstein

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

October 19, 2026
Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al