Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

MISTERI/ 5 pasagjerë pa ndjenja. Hipoksia apo helmimi, çfarë e ktheu pas avionin e Wizz Air nga Londra? Kompania: Nuk themi dot më shumë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
MISTERI/ 5 pasagjerë pa ndjenja. Hipoksia apo helmimi, çfarë e ktheu pas avionin e Wizz Air nga Londra? Kompania: Nuk themi dot më shumë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Fluturimi W95002 i Wizz Air, operuar me një Airbus A321NX dhe nisur nga Londra (Luton) drejt Tiranës, u detyrua të kthehej me urgjencë në aeroportin e nisjes teksa ndodhej mbi Munich.

Ngjarja ndodhi në mesditë, ndërsa me kalimin e orëve situata është bërë edhe më e paqartë, pasi ende nuk ka një shpjegim zyrtar për shkakun e vërtetë të devijimit, përveç spekulimeve në rrjetet sociale.

Fillimisht, në rrjetet sociale u raportua se pesë pasagjerëve u ra të fikët gjatë fluturimit, në një lartësi rreth 11 mijë metrash.

Pamje nga FlightRadar mbi itinerarin e avionit te Wiz Air Luton-Tirane. Sic shihet, avioni eshte kthyer pas mbi Munich
Pamje nga FlightRadar mbi itinerarin e avionit te Wiz Air Luton-Tirane. Sic shihet, avioni eshte kthyer pas mbi Munich

Në momentin që avioni u ul sërish në Luton, pasagjerët u pritën nga një numër i madh autoambulancash, duke shtuar dyshimet për një incident të rëndësishëm mjekësor në bord.

Skyweb.al nuk u nxituar për të dhënë një version të ngjarjes pavarësisht infornacioneve që kishim paraprakisht, por kontaktoi përfaqësuesit e Wizz Air në Tiranë për të marrë një konfirmim mbi arsyet e devijimit.

“Jemi në dijeni për një incident mjekësor në fluturimin W9 5002 nga Londra Luton drejt Tiranës, i cili bëri që pasagjerët të ktheheshin në Luton dhe të pësonin vonesa në udhëtimin e tyre. Siguria e pasagjerëve dhe e ekuipazhit është prioriteti ynë kryesor, dhe vlerësojmë mirëkuptimin dhe durimin e të gjithëve ndërsa ekipi ynë po heton situatën”, tha Wizz Air për Skyweb.al.

Por, pavarësisht këmbënguljes për të marrë më shumë detaje, Wizz Air shtoi se “nuk duam të ndajmë më shumë informacion mbi këtë çështje”, një qëndrim që vetëm sa ushqen spekulimet në rrjetet sociale.

Skyweb.al mëson se paraprakisht dyshohet në dy skenarë: hipoksi të lehtë nga ulja e presionit të kabinës ose helmim.

Skyweb.al pyeti përfaqësuesit e Wizz Air nëse pasagjerët që “nuk u ndjenë mirë” ishin të së njëjtës familje apo të ndryshëm, një detaj që do të ndihmonte në përjashtimin e mundësisë së helmimit, por nuk mori asnjë përgjigje sqaruese. Ngjarja vijon të mbetet e mbuluar nga misteri.

Çfarë është hipoksia e lehtë?
Hipoksia e lehtë është gjendja kur trupi merr më pak oksigjen se normalisht për shkak të uljes së presionit të ajrit në kabinë.

Edhe pse avionët janë nën presion, ai nuk mjafton për funksionimin normal të trupit.

Në raste të rralla, një devijim i në sistemin e presionit të kabinës mund të shkaktojë simptoma si marramendje, nauze, të fikët, zbehje apo dobësi fizike.

Kjo gjendje zakonisht kalon sapo avioni ulet ose kur rritet niveli i oksigjenit në kabinë dhe konsiderohet “incident mjekësor”, që shpesh çon në kthim emergjent të fluturimit.

Duam të theksojmë se ky është një skenar i mundshëm nisur nag rrethanat e ngjarjes, por i përket kompanisë të bëjë transparencë, për aq kohe4 sa aviacioni civil bazohet te siguria dhe besimi, i cili vetë rrjedh nga transparenca.

Diçka nuk shkon në insistimin e Wizz Air për të mos dhënë detaje mbi ngjarjen, tani i takon Albcontrol-it të hetojë se çfarë kandodhur realisht.

Skyweb.al, një portal i specializuar mbi Aviacionin Civil do të vijojë të kërkojë detaje mbi shkakun real të kësaj ngjarjeje, e cila bëhet edhe më intriguese tashmë. /skyweb.al

Tags: Wizz Air
Previous Post

”Të do apo nuk të do”, gazetarët ngacmojnë Ramën për Ballukun: Po të ketë përgjigje nuk vazhdon telenovela

Next Post

“Mund të arratiset”/ Zbardhet vendimi i GJKKO-së për Belinda Ballukun: Rrezikon 5 vite burg

Next Post
“Mund të arratiset”/ Zbardhet vendimi i GJKKO-së për Belinda Ballukun: Rrezikon 5 vite burg

“Mund të arratiset”/ Zbardhet vendimi i GJKKO-së për Belinda Ballukun: Rrezikon 5 vite burg

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Alarm për sigurinë kibernetike, mbyllen përkohësisht disa faqe online

Alarm për sigurinë kibernetike, mbyllen përkohësisht disa faqe online

October 21, 2026
Gjykata e Tiranës vendos ekstradimin drejt Turqisë të Julide Yazici

Gjykata e Tiranës vendos ekstradimin drejt Turqisë të Julide Yazici

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al