Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nga satelitët përfundojmë te avionët/ Tan Agolli tender 2.6 mln € për fotografimin e territorit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Nga satelitët përfundojmë te avionët/ Tan Agolli tender 2.6 mln € për fotografimin e territorit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Tre vite më parë, qeveria shqiptare shpenzoi një shumë prej 6.7 milionë eurosh për të filmuar territorin nga hapërisa, nëpërmjet satelitëve. Tenderi dështoi fillimisht, teksa më pas me procedura që ende sot e kësaj dite nuk janë publikuar, satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” u ngritën në fillim të vitit 2023.

Ende sot e kësaj dite nuk janë publikuar detaje për firmën fituese, a janë zbatuar procedurat apo çfarë është filmuar.

Institucionet shtetërore ende s’kanë në dorë filmimet e këtyre satelitëve, nëse janë apo jo efektive për erozionin, zjarret, ndërtimet pa leje apo edhe prerjen e pyjeve.

Ndërkohë, ditët e fundit, kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, po tenton që të mbulojë qeverinë me dështimin e satelitëve. FSHZH-ja ka hapur një tender për të kryer fotografi ajrore të territorit të Republikës së Shqipërisë, teksa objekti është i njëjtë.

Nga SATELITËT përfundojmë te AVIONËT/ Tan Agolli mbulon
Faksimile: Tenderi i hapur nga FSHZH për fotografimin e territorit me vlerë 2.6 milionë euro
Sipas dokumenteve, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur një tender ditët e fundit me objekt “fotografimi ajror, dixhital i territorit të Republikës së Shqipërisë”. Sipas saj, kërkohet të prodhohen imazhe ajrore të orientuara. Fondi limit është rreth 2.6 milionë euro pa TVSH.

Kohëzgjatja e kontratë për zbatimin e saj është 24 muaj. Në dokumentet e kësaj procedure, bëhet me dije se në këtë fushë, Republika e Shqipërisë ka informacion hartografik të vjetër dhe të pasaktë. Por, a nuk filmuan dy satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2”?!

Nga SATELITËT përfundojmë te AVIONËT/ Tan Agolli mbulon
Faksimile: Në dokumentin e tenderit saktësohet se s’ka foto të reja ajrore
FSHZH shkruan se ASIG po krijon hartën bazë duke përdorur metoda fotogrametrike bazuar në fotografi ajrore nga vitet 2015-2017 dhe 2018 (zona Tiranë-Durrës).

“Ndryshimet demografike dhe zhvillimi ekonomik në disa sektorë (si turizmi dhe bujqësia) kërkojnë krijimin e sistemeve dhe bazave të të dhënave që mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm. Në shumë raste, hasen vështirësi gjatë zbatimit të shumë projekteve të rëndësishme të synuara për zhvillimin e zonave urbane dhe infrastrukturore. Sidomos në zonat urbane dhe turistike, shumë agjenci publike si dhe shumë investitorë vuajnë nga mungesa e informacionit kartografik për të dhëna vektoriale në shkallë të vogël dhe të madhe”- vijon dokumenti.

Natyrisht, që pas çdo nisme të Fondit Shqiptar të Zhvillimit ka edhe prapaskena, pasi me këtë informacion dhe fotografi ajrore do të shikohet mundësia se ku mund të ndërtojnë dhe të zaptojnë prona publike.

Nga SATELITËT përfundojmë te AVIONËT/ Tan Agolli mbulon
Faksimile: FSHZH kërkon një kompani që të ketë në avion që të filmojë territorin e Shqipërisë
Por, me çfarë do të bëhen fotot? Sipas dokumenteve, FSHZH ka kaluar nga satelitët e famshëm që nuk vlejtën te avionët. Janë avionë specifikë që filmojnë territorin nga lartësia dhe prodhojnë fotografi të të gjithë zonës. Të njëjtë si avionët që kontrollonin Shqipërinë për drogë.

Në dokumente specifikohet se kërkohet të kryhet fotografimi ajror oblik dixhital me avion me një rezolucion hapsinor (GSD) prej 5 cm për zonën 1 urbane 680 km katror dhe të dorëzoje imazhe dixhitale.

Kërkohet që të kryhet fotografimin ajror dixhital me avjon me një rezolucion hapsinor (GSD) prej 8 cm për zona 2 rurale 10.679 km2 dhe të dorëzoje imazhe dixhitale. Kërkesa e radhës është fotografimi ajrore me avion të zonës malore, 17.425 km katrorë

Nga SATELITËT përfundojmë te AVIONËT/ Tan Agolli mbulon
Faksimile: Tenderi i hapur nga Emergjencat Civile për kontrollin e territorit me Satelitë

Por, a nuk u filmua territori me satelitët e famshëm? Në fund të vitit 202, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile hapi tenderin me objekt “realizimi i projektit të monitorimit të territorit me teknologji të avancuar (shërbimi satelitor)”, për një periudhë 3 vjeçare. Fondi limit ishte 671.760.000 lekë pa TVSH.

Tenderi dështoi fillimisht, teksa më pas paratë iu dhanë një kompanie amerikane ndoshta me negocim dhe satelitët, sipas qeverisë, u lëshuan në hapësirë në fillim të vitit 2023. Pamjet e satelitëve u publikuan nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se satelitët u lëshuan në Florida, në në mision të përbashkët të “SpaceX”

Mësohet se marrëveshja për ngritjen e staelitëve mes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Operatorit Operatorit “Satellogic USA” Inc u nënshkrua më 29 shtator 2022. Në atë kohë, qeveria tha se do të marrë informacion mbi rrëshqitjet e tokës, lëvizjen e strukturave të rëndësisë së veçantë si: diga, ura, nivelin e ujit në liqene, basene, lumenj, numrin e godinave të shembura, sipërfaqen e zonave të përmbytura, sipërfaqen e zonave të djegura, densitetin e popullsisë, rrugët e bllokuara, sipërfaqet e mbuluara nga bora, trashësia e borës.

Gjithashtu kërkohej edhe informacion mbi peshkimin detar, kontrollin e ujërave ku në raste që konstatohen shkelje të kërkesave ligjore. Apo edhe monitorim të rrjetit të kanaleve ujitëse, kulluese, kanalet e ujërave specifikisht në situata me reshje intensive. Gjithashtu edhe informacion për cilësinë e ujërave bregdetare si dhe erozionin bregdetar në funksion të mbrojtjes së zonës bregdetare dhe inventarizimin e saj.

/VoxNews/

Tags: Dritan AgolliFSHZHtender
Previous Post

‘Teze, ma dërgo firmën ta falsifikoj’, Berberi bëri shitje fiktive të kompanisë, firmoste transfertat për ‘DAAM shpk’/ Përgjimet

Next Post

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Tiranës, Elio Mazreku

Next Post
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Tiranës, Elio Mazreku

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Tiranës, Elio Mazreku

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Protestuesit sulmuan dyert dhe dritaret e Gjykatës së Apelit, 5 në pranga

Protestuesit sulmuan dyert dhe dritaret e Gjykatës së Apelit, 5 në pranga

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al