Gjykata e Posaçme ka vendosur dy masa sigurie ndaj Belinda Ballukut.
Kjo e fundit është pezulluar nga detyra e zv.kryeministres dhe ministres së Energjetikës dhe Infrastrukturës, si dhe i është ndaluar dalja jashtë shtetit.
GJKKO ka vendosur masa arrest shtëpie edhe për 2 zyrtarë të tjerë, përveç Ballukut.
Kujtojmë se Balluku u mor e pandehur nga SPAK dhe është duke u hetuar për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, e akuzuar për veprën penale shkelje të barazisë në tendera.








