Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

BSH jep alarmin për skemën e pensioneve: Duhen masa urgjente, popullsia po plaket

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
BSH jep alarmin për skemën e pensioneve: Duhen masa urgjente, popullsia po plaket
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar qeverinë për gjendjen e vështirë të skemës së sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, duke kërkuar masa urgjente reformuese për të shmangur një krizë të mundshme fiskale në vitet e ardhshme.

Gjatë seancës dëgjimore në Komisionin Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, Zëvendësguvernatorja e Parë, Luljeta Minxhozi, deklaroi se deficiti i skemave të sigurimeve ka tejkaluar edhe nivelin e deficitit të përgjithshëm buxhetor, duke u kthyer në një barrë të madhe për financat e shtetit.

“Deficiti i skemës së sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore vijon të jetë një barrë e konsiderueshme për buxhetin e shtetit, duke tejkaluar edhe nivelin e deficitit të përgjithshëm buxhetor,” – tha Minxhozi.

Sipas saj, plakja e popullsisë dhe tkurrja demografike janë faktorët kryesorë që po rrisin presionin mbi këto skema, duke i bërë ato të paqëndrueshme në afatin e mesëm dhe të gjatë. “Këta tregues do të ushtrojnë trysni të shtuar mbi financat publike në të ardhmen, duke bërë të domosdoshëm ndërmarrjen e reformave shtesë që do garantonin reduktimin e vulnerabiliteteve fiskale,” – paralajmëroi ajo.

Në rekomandimet e saj, Banka e Shqipërisë kërkon nga qeveria që të ndërmarrë tre hapa kryesorë:

  1. Rishikimin e parametrave të skemës së pensioneve, për të kufizuar varësinë nga buxheti i shtetit.

  2. Zhvillimin dhe promovimin e shtyllës së dytë dhe të tretë të pensioneve, përmes lehtësive fiskale dhe rregullave që nxisin kursimet private.

  3. Integrimin e analizës së rreziqeve demografike dhe fiskale në planifikimin afatmesëm të buxhetit, në përputhje me praktikat më të mira të Bashkimit Europian.

Ky paralajmërim vjen në një moment kur qeveria ka shpallur nisjen e reformës së re të pensioneve nga viti 2026, ndërsa Banka e Shqipërisë thekson se pa ristrukturim të plotë, deficiti i skemës do të vazhdojë të rëndojë mbi taksapaguesit dhe stabilitetin financiar të vendit. /skyweb.al

Previous Post

Tuneli i Llogarasë: Nga tenderat e manipuluar te pikëpyetjet mbi cilësinë e ndërtimit

Next Post

AKU bllokon çokollatat me insekte në supermarketin “Diambe” në Durrës

Next Post
AKU bllokon çokollatat me insekte në supermarketin “Diambe” në Durrës

AKU bllokon çokollatat me insekte në supermarketin “Diambe” në Durrës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

3 shenjat e horoskopit që do të kenë mundësi të fitojnë më shumë para

Dashuria, financat dhe surprizat e ditës, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë

October 22, 2026
Moti për ditën e sotme/ Reshje që në orët e para, ja zonat më të prekura

Moti për ditën e sotme/ Reshje që në orët e para, ja zonat më të prekura

October 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al